Majlinda Bregu rrëfen para deputetëve: Si u citova si mafioze e pastër për babin e ortakut të kunatit

Publikuar tek: politike, më 13:23 12-11-2015 Majlinda Bregu rrëfen para deputetëve: Si u citova si mafioze e pastër për babin e ortakut të kunatit

Majlinda Bregu ka folur nga foltorja e Kuvendit për dekriminalizimin e shpifjes dhe për të ilustruar më së miri këtë iu referua vetes, në kohën kur ajo është cilësuar si mafioze nga kryetari i opozitës 2010, sot kryeministër.

“Kam vuajtur mbi supe shpifjen. U citova për mafioze e pastër për tre muaj sepse kunati im kishte marrë një biznes që nuk e bëri kurrë dhe babi i ortakut të kunatit u arrestua në shtetin fqinj për kontrabandë cigaresh.

Doli kryetari i opozitës dhe tha: Të dorëhiqet se ëhstë e lidhur me mafian.

 Pse sot ju e merrni për çudi faktin që firma ku ministri i Shëndetësisë është ortak fiton një milion dollarë. Në 2010 çova në procedim penal kryetarin e opozitës dhe tre deputetë”, tha deputetja e PD duke shtuar se Prokuroria nuk e nisi këtë procedim. Bregu citoi edhe sqarimin e Prokurorisë siç shkruhej në letër.

“Çfarë ka ndryshuar që duhet ta bëjmë shpifjen kriminale? Në rast se është për politikanët atëhere ky Parlament, sidomos kjo ana këtej, i bie të jenë të gjithë kriminelë”, tha Bregu duke theksuar se kjo gjë nuk ndikon në vlerësimin e progres raportit pavarësisht rëndësisë.

"Të parët që e dinin se Shqipëria nuk do të mund të përfitote nga hapja e negociatave ishte qeveria. Sigurisht që nuk ka hapje negociatash pasi nuk është plotësuar asnjë nga 5 prioritetet", tha kryetarja e komisionit të Integrimit duke iu referuar progres raportit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfaqësuesja e OSBE për media: Shqipëria duhet të refuzojë projektligjin për shpifjet
Blushi: Pa politikanë në burg, do mbetemi këta që jemi. Në vend të shqiptarëve duhet të ikim ne »
Article Logic
Execution time: 0.073083162307739
array(1) { ["section"]=> string(106) "majlinda-bregu-rrefen-para-deputeteve-si-u-citova-si-mafioze-e-paster-per-babin-e-ortakut-te-kunatit-25255" }