Majlinda Bregu tregon historinë e gjyqtares që i tha: ‘’Burri është burrë!’’. Fjalët e forta të deputetes demokrate

Publikuar tek: politike, më 10:28 22-12-2015 Majlinda Bregu tregon historinë e gjyqtares që i tha: ‘’Burri është burrë!’’. Fjalët e forta të deputetes demokrate

Majlinda Bregu e prerë, e qartë dhe me mesazhe shumë të forta ditën e sotme për reformën në drejtësi.

Deputetja demokrate ka treguar një histori me një gjyqtare që ishte e bindur se ‘’Burri është burrë!’’, dhe gjithçka Bregu e ka lidhur me mendësitë e traditën zakonore, që zbatohet edhe në drejtësi për rastet e dhunës.

“Ngrihet një gjyqtare dhe thotë burri është burrë, kot e keni!’’, tha sot Bregu.  Duke treguar se përdoret në sistemin e drejtësisë tradita zakonore, ndërkohë që 37% e punonjësve në këtë sektor janë gra.

“Dhuna me bazë gjinore është krim, shkelje e të drejtave të njeriut. Dhuna vret siç janë shifrat, më shumë gra, më shumë të lënduar fëmijë dhe të afërm. 3090 viktima këtë vit dhe 20 mijë të gjymtuar shpirtërisht e të lënduar. Janë shifra lufte dhe siç ndodh në një luftë: ose të vret ose do vrasësh.

Për shkundje janë të gjitha institucionet: policia, mjeku i ambulancës, prokurori që ngre akuzën, gjyqtari që  jep vendimin, psikologu pranë gjykatës, Shërbimi Social Shtetëror dhe të gjitha hallkat e tjera në zhvillim.

Kemi një punë, një pagë që nuk na bën të varura ekonomikisht. Ky është elementi i parë që gratë t’i shpëtojnë dhunës.

Kërcënimi i gjinisë është njësoj si për djemtë, edhe për vajzat. Ajo që nuk e diskutojmë është identiteti dhe më falni por identiteti nuk është biologjik dhe nuk varet nga forma gjenitale’’, tha Bregu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro falenderon Braçen për taksën. Jep edhe një lajm shumë të mirë
Një grua, arsyeja pse Donald Lu këmbëngul në reformën në drejtësi, ambasadori rrëfen historinë me gjyqtarin »
Article Logic
Execution time: 0.022961854934692
array(1) { ["section"]=> string(114) "majlinda-bregu-tregon-historine-e-gjyqtares-qe-i-tha-burri-eshte-burre-fjalet-e-forta-te-deputetes-demokrate-28330" }