Majlinda Bregun e pickon grerëza por nuk gjendet ultrakorten, ja çfarë bën ministri Beqaj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:29 31-08-2016 Majlinda Bregun e pickon grerëza por nuk gjendet  ultrakorten, ja çfarë bën ministri Beqaj

Duket se një grerëz nuk është treguar aspak miqësore me deputeten Majlinda Bregu. Kjo e fundit është paraqitur dje në ambientet e Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë për të bërë një ultrakorten për shkak të pickimit nga ky insekt.

Mësohet se deputetja Bregu ka shkuar me “mik” në këtë Poliklinikë, duke shkelur sistemin e referimit. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së mirë për t’i shërbyer, Bregu ka hasur në një incident të pakëndshëm. Nuk ka pasur ultraktorten.

Një mungesë e tillë i është dukur skandaloze deputetes, e cila mësohet se është ankuar deri tek ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka reaguar menjëherë.

E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, drejtuesja e kësaj Poliklinike, Valdete Malaj shprehet se ultrakorten ka pasur por nuk ka qenë i ekspozuar.

“Ultrakorteni ka qenë në Poliklinikë. Madje ne e kemi të shpërndarë në të gjitha shërbimet, te alergologjia, urgjenca, infektivi. Në momentin kur deputetja është paraqitur, nuk ka pasur ultrakorten të ekspozuar sepse sa i është injektuar një pacienti tjetër. Por ka pasur në çantën e urgjencës. Shërbimi i është dhënë me shumë korrektesë. Dhe vetë deputetja është larguar shumë e kënaqur” është shprehur Malaj për “Shëndet+”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotoja që po tërbon internetin, ja çfarë bëjnë me bukët në Tiranë
Sali Berisha akuzon Ramën për trenin lejla, por fajin e ka ...Elvana (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.021070957183838
array(1) { ["section"]=> string(94) "majlinda-bregun-e-pickon-grereza-por-nuk-gjendet-ultrakorten-ja-cfare-ben-ministri-beqaj-51430" }