Majlinda Kelmendi medalje të artë në Kampionatin Europian, në Rusi valvitet flamuri kosovar

Publikuar tek: sport, më 18:21 21-04-2016 Majlinda Kelmendi medalje të artë në Kampionatin Europian, në Rusi valvitet flamuri kosovar

Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj.

Kampionia e botës, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Kazan të Rusisë.

Krenaria e sportit tonë, ka fituar në finale kundër francezes, Priscilla Gneto, me Ippon, duke iu gëzuar medaljes së artë dhe duke bërë krenar gjithë popullin shqiptar. Me këtë sukses, Majlinda bëri që të valvitet flamuri dhe intonohet himni i Kosovës në shtetin i cili vazhdimisht ka qenë kundërshtar i pavarësisë së këtij vendi, shkruan Rtk.

Xhudistja pejane tregoi performancë të shkëlqyer në këtë eveniment te madh sportiv, duke dëshmuar edhe një herë se është numër një në këtë sport.

Majlinda xhiron e parë e kaloi pa luftë, në të dytën e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova, në xhiron e tretë xhudistja jonë ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz, ndërkaq në gjysmëfinale mundi francezen Euranie Annabelle.

foo_1461257626-5501179.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pavarësisht deklaratës së Ramës, në “Arenën Kombëtare” nuk mund të luhet finalja e Europa League
Altin Raklli jep dorëheqjen, u përfshi në skandalin e mesazheve flirtuese me femrat e Kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.0043001174926758
array(1) { ["section"]=> string(96) "majlinda-kelmendi-medalje-te-arte-ne-kampionatin-europian-ne-rusi-valvitet-flamuri-kosovar-38292" }