Majlinda Kelmendi mposht rusen dhe shpallet kampione e Europës

Publikuar tek: sport, më 17:19 20-04-2017 Majlinda Kelmendi mposht rusen dhe shpallet kampione e Europës

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e re e Europës.

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në finalen e madhe, Majlinda e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja pejane e kishte eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp, shkruan “Zëri”.

Përpos tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident horror, piloti përplaset në pistën e garës dhe humb të dyja këmbët (VIDEO)
Futbollisti i Juventusit braktis Francën për moderatoren shqiptare, zbulohet arsyeja pse vizitoi Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.015695810317993
array(1) { ["section"]=> string(68) "majlinda-kelmendi-mposht-rusen-dhe-shpallet-kampione-e-europes-75844" }