Majlinda Kelmendi vetëm një gabim ke bërë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:44 09-08-2016 Majlinda Kelmendi vetëm një gabim ke bërë

Majlinda, ti bëre një gabim që fitove medaljen. Nëse ti nuk do të fitoje, "patriotët" tanë do të ishin në gjumë ose duke i kthyer kurrizin ose barkun diellit për të marrë ngjyrë buzë detit. 


Askush nuk u interesua se çfarë flamuri përfaqësoje ti para nisjes, mbase nuk besonin se ti do të shpalleshe kampione. Ndaj nuk u morën me ty. Tani Nëna Shqipëri duhet të krenohet dhe jo të xhelozojë që bija e saj po njihet ndëkombëtarisht dhe ky është shërbimi më i mirë diplomatik që mund t'i behej një shteti të ri si Kosova. Mediat serbe edhe italiane filluan baltosjen e fitores, nën hetimin për doping. Shpresoj të mos gëzohen ata që u mërzitën se ti nuk garove nën flamurin kuq e zi.

Lotët e gëzimit që të rridhnin ishin kuq e zi, shqiponja që bëje me duar ishte kuq e zi, zemra e jote rreh kuq e zi dhe shërbimi për njohjen e kosovës është shërbimi më i mirë që i ke bërë kombit shqiptarë.

Ndaj ti meriton të pritesh si heroinë, ti meriton falenderimet e shqiptarëve në mbarë botën, se ti je simboli që shqiptarët munden të bëjnë mrekulli dhe kur janë bashkë, në të ardhmen do të jenë nën flamurin kuq e zi, me një kampionat, me një federatë, ashtu siç mund të kemi konsullata të përbashkëta, ndaj "patriotë" mos u mërzisni, Majlinda fitoi për shqiptarinë, fitoi për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e kudo ku ka shqiptarë. Këtë më së shumti e vuajnë serbët, ndaj ju gëzohuni.

Ilir Hoxholli i Fundjava Ndryshe

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066840648651123
array(1) { ["section"]=> string(47) "majlinda-kelmendi-vetem-nje-gabim-ke-bere-49189" }