MAJLINDA KETA “guxon” me ARSIMIN: Ku ishim? Ku shkojmë? Përgjigjet që do ngjallin diskutime

Publikuar tek: kulture-art, më 11:07 09-10-2018 MAJLINDA KETA “guxon” me ARSIMIN: Ku ishim? Ku shkojmë? Përgjigjet që do ngjallin diskutime Majlinda Keta

ARSIMI dhe EDUKIMI, Ku ishim…? Ku shkojmë…? Me këtë libër Dr. Majlinda Keta, sjell eksperiencën e saj personale dhe profesionale për sfidën e arsimit në Shqipëri.

 

Majlinda Keta me librin e ri që do t’u hyjë në punë më së shumti profesionistëve dhe studiuesve, rreket të japë një panoramë të asaj që ka ndodhur prej vitesh në Shqipëri, me arsimin e ulët, të mesëm dhe të lartë.

Forma më e mirë e gjetur prej Dr.Majlinda Keta, është nëpërmjet mbledhjes së artikujve, intervistave, shënimeve që vetë ajo ka dhënë e ka shkruar, në kohëra e pozicione të ndryshme. E kjo na kthen në kohën e për reformën që flitet.

Padyshim, ky është kontributi njohës i këtij libri. Por po të shfletosh në brendësi, nëpërmjet pyetjeve “Ç’duhet bërë”, gjen edhe përgjigje për çështje që shumëkush i ka përpara, I mendon, por asnjëherë nuk ka pasur guximin t’i artikulojë. Pse? Sepse në periudha të ndryshme, ka qenë në pozicione të ndryshme. Frika se mos humb pozicionet aktuale, i shtyn shumicën e njerëzve të mos flasin. E kur nuk flasin ekspertët, reforma merr trajtën e një mase amorfe që qëndron në ujë të ndenjur e nuk zhvillohet.

Arsimi është si lulja. Duhet ujitur përherë. Këtë ka pasur parasysh edhe Majlinda Keta, që nëpërmjet këtij libri, ka guxuar për të thënë të vërtetat e hidhura, e për të gjetur në shumicën e tyre edhe zgjidhjet adekuate.

Dhe kjo finalizohet te Universiteti. Cfarë është Universiteti, e mirë publike apo shërbim publik? Pyet Majlinda Keta, që jep edhe përgjigjen pa lënë vend për dilema: E mirë publike në shërbim të zhvillimit të vendit, elitave, qenësisë dhe qëndrueshmërisë kombëtare.

E për të qenë i tillë, në formimin e elitave, Universitetet nuk duhet të kenë trajtat e sotme të varësisë,  pavarësisht se ligji iu jep autonominë. Nëpërmjet sugjerimeve, doktoreshë Majlinda Keta, jep zgjidhjet sipas saj, të cilat, pse jo, mund të diskutohen në forume të zgjeruara.

E rëndësishme është se ky libër ngjall debat, dhe si I tillë, duhet të jetë në prioritetin e leximit për ekspertët e fushës.

(Foto nga ceremonia e inagurimit të librit të Majlinda Ketës)

cere.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studiuesi Ardian Vehbiu: Letërsia shqipe nuk mbijeton dot e vetme, shteti duhet të ndërhyjë
»
Article Logic
Execution time: 0.0044140815734863
array(1) { ["section"]=> string(93) "majlinda-keta-guxon-me-arsimin-ku-ishim-ku-shkojme-pergjigjet-qe-do-ngjallin-diskutime-137153" }