Makina bie në lumin Mat, policia sqaron ç’ka ndodhur gjatë orëve të vona

Publikuar tek: aktualitet, më 10:02 07-12-2017 Makina bie në lumin Mat, policia sqaron ç’ka ndodhur gjatë orëve të vona

Policia e Dibrës ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen e orëve të vona të natës së mbrëmshme, ku një makinë ra në lumin Mat.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip Fiat ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime dhe ka arritur të dalë vetë nga mjeti i aksidentuar.

“Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, salla operative e Komisariatit të Policisë Mat, ka marë një telefonatë ku bën fjalë për një automjet të rënë në lum në dalje të Klosit.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.
Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i  vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e poltë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji”, sqaron policia. 

Më shumë në këtë kategori: « Bën gruan për spital, burri nga Tirana e pëson edhe vetë (FOTO)
“Tërbohet” lushnjari, godet me grushta inspektorin (EMRI- ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658
array(1) { ["section"]=> string(78) "makina-bie-ne-lumin-mat-policia-sqaron-c-ka-ndodhur-gjate-oreve-te-vona-102258" }