Makina përplas 12-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 13-03-2018 Makina përplas 12-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesi Foto ilustruese

Një 12-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Berat-Poshnje ditën e sotme, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në aksin rrugor Berat - Poshnje, ku shtetasi Agur Kanaçi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S.F, 12 vjeç, banues në Poshnje, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Policisë Berat, ku po kryhen veprimet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jepet alarmi: Rikthehet fruthi në Shqipëri
Kapja e 1.4 ton kanabis në Kavajë, arrestohet në Tepelenë një prej të implikuarve »
Article Logic
Execution time: 0.020293951034546
array(1) { ["section"]=> string(64) "makina-perplas-12-vjecarin-shoqerohet-ne-polici-drejtuesi-113157" }