Makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 14-06-2018 Makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 55 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

Shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip 'Benz' ka aksidentuar shtetasin me iniciale A.P, i cili po lëvizte në këmbë. 

Shtetasi A.P ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rruga turistike e shumëpritur prej dekadash, del video-projekti
Makina në lëvizje përfshihet nga flakët në mes të autostradës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0039021968841553
array(1) { ["section"]=> string(63) "makina-perplas-kembesorin-dergohet-me-urgjence-ne-spital-124316" }