Makina përplas turistin e huaj, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 17:59 12-06-2019 Makina përplas turistin e huaj, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një turist  nga Ukraina.

Paraprakisht bëhet me dije se turisti ukrainas kishte parkuar motorin buzë rrugës për të pushuar disa çaste, por një automjet tip “Benz" ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tunelit të Xibrakës. Turisti ukrainas është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02819299697876
array(1) { ["section"]=> string(76) "makina-perplas-turistin-e-huaj-dergohet-ne-gjendje-te-rende-ne-spital-167976" }