Maks Velo tregon Spaçin e vërtetë: Me burgun kane mashtruar

Publikuar tek: kulture-art, më 18:35 19-01-2018 Maks Velo tregon Spaçin e vërtetë: Me burgun kane mashtruar

Artisiti i njohur Maks Velo sjell për publikun shqiptar një libër me përmbledhje dhe tregime nga kujtimet personale të tij gjatë viteve të dënimit në burgun e Spaçit.

Me titullin “Përkthyesi” Velo sjell personazhe nga jeta reale për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial.

“I kam shkruar këto gjëra që të kuptoni se Spaçi nuk ishte ashtu si jua thonë juve. Spaçi ishte një çmendinë. Një gjë shumë e vështirë. Atje vërtet kishte njerëz që ishin kundërshtarë të regjimit , por edhe konturi i shumtë ishte anormal sepse vetë jeta e bënte të tillë” – tha Maks Velo gjatë promovimit të librit të tij të fundit “Përkthyesi” në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Gazetari dhe përkthyesi Ben Andoni u shpreh se Maks Velo ka një qasje interesante në tregimet e tij dhe arrin të përcjellë edhe humor tek lexuesi. “Ai ka një burim të pashtershëm dokumentar dhe çdo njeri tjetër do ta katranoste, pasi është shumë e vështirë kur ke një material të tillë dokumentar ta kthesh në tregim. 

Libri, sipas autorit bën pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut dhe e kujtesës.

Ky libër me tregime i Maks Velos vjen pas romanit “Klubi Karavasta”, botuar vitin e kaluar.

26981921_10215190907836224_723701006_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon mandati i Artan Shabanit, emërohet drejtori i ri i Galerisë së Arteve në Tiranë, si e prezanton ministrja
Qeveria miraton lejen, i dhuron Shkodrës restaurimin e "Kafes së madhe" »
Article Logic
Execution time: 0.023544073104858
array(1) { ["section"]=> string(65) "maks-velo-tregon-spacin-e-vertete-me-burgun-kane-mashtruar-107191" }