Malaj e LSI: 7 arsyet e rivotimit në Vorë. Për të njëjtat arsye do shohim dhe Pogradecin

Publikuar tek: politike, më 14:41 23-06-2015 Malaj e LSI: 7 arsyet e rivotimit në Vorë. Për të njëjtat arsye do shohim dhe Pogradecin Nora Malaj e LSI

Nora Malaj, e LSI, ka dhënë arsyet në News24 për arsyet që kandidati i PD në Vorë, Fiqiri Ismaili ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. 

Nora Malaj thotë se Luan Sallaku i LSI është 400 vota përpara në mënyrë faktike, pavarësisht situatës juridike.

Nora Malaj thotë arsyet pse do të fitojë LSI Vorën:

  1. 620 fletë votimi i kemi deklaruar që në fillim, që para tre javëve me njerëz të ardhur nga qytete të tjera si Mamurrasi, Lushnja, Pogradeci, Korça etj
  2. Kanë bërë leje fiktive banimi në dhjetor 2014
  3. 480 individë kanë hedhur votën fiktivisht
  4. Dy numërues të kandidatit kundërshtar janë nga qytete të tjera dhe kanë votuar në Vorë
  5. 45 votues, gjoja kanë dhënë votën e tyre. Nga sistemi TIMS rezulton se janë emigrant në Itali
  6. Fletët e votimit që nuk kanë fare qytetarët kartën e identitetit në anë, pra kanë votuar fiktivisht
  7. Një noter i dërguar për ndjekje penale për shkak të kontratave fiktive të shtëpive.

Ndërkohë që Nora Malaj nuk e konsideron dështim votën e LSI. Thotë se janë 9 bashki që kandidatët e LSI e kanë fituar. “në momentin kur do të konstatohen këto fakte, do të ketë rivotim. Njerëzit do të vlerësojnë të vërtetën dhe do të shkojnë në kutitë e votimit”, tha Nora Malaj.

Nryshe nga Ilir Meta që vlerësoi vetëm fushatën e Halim Kosovës, Nora Malaj përshëndet edhe Veliajn. “Ai do të jetë model i ri për Tiranën dhe shpresoj që të ndiqet dhe nga kryetarët e tjerë të bashkive”.

Por, edhe një “kunjë” për funksionimin e koalicionit. “Ne nuk kemi funksionuar si parti vetëm, por si aleatë koalicioni” tha Malaj.

E njëjta llogjike sipas saj, do të shikohet dhe në Pogradec. “Pogradeci do të jetë si historia e Vorës. Dhe faktet nga Pogradeci do të jenë të trishta po aq sa Vora. Nëse ky fiktivitet është përdorur edhe aty për formën e blerjes së votës, atëherë do ta kontestojmë. Zoti Meta ka thënë gjithmonë Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Ne e kemi bërë garën bashkë. Pazarin do ta vërtetojmë shumë shpejt për të dhënë faktet. Sekretari i Përgjithshëm i LSI doli dhe e bëri të qartë atë që e quajti të pamundur, ndoshta do të vijë moment që kjo situatë do të ristartojë” tha Nora Malaj.

“Por mund të ketë histori të tjera kjo fushatë” tha Malaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi falenderon me emra njerëzit që punuan për të: Pasioni dhe ndershmëria më të fuqishme se paraja
Këshilltarët bashkiakë, në Dropull kryeson LSI, pas saj PBDNJ »
Article Logic
Execution time: 0.023791074752808
array(1) { ["section"]=> string(92) "malaj-e-lsi-7-arsyet-e-rivotimit-ne-vore-per-te-njejtat-arsye-do-shohim-dhe-pogradecin-14447" }