Malaj kritikë qeverisë: Mbledhja e lekëve të energjisë, të shtrihej në kohë

Publikuar tek: ekonomi, më 22:53 27-01-2015 Malaj kritikë qeverisë: Mbledhja e lekëve të energjisë, të shtrihej në kohë

Ish ministri ifinancave të PS Arben Malaj, flet për pozitivitet të reformave, por ndërkohë edhe për shpejtësi të tyre cka ka rënduar në fuqinë blerëse, por edhe ka rënduar bizneset në Shqipëri. Deklarata kritike e ish ministrit, u bë në emisionin ekonomik në Ora News, në një panel ku ishin ftuar edhe Ritvan Bode nga PD dhe Edvin Bushati nga PS. “Flasim fillimisht për politika ekonomike, më pas për buxhetin e mandej për treguesit. Si janë të ardhurat e shqiptarëve nga një vit në vitin tjeter. Vitin e kaluar, vërtet ka elementë të përmirësuar. Ka realizim të të ardhurave, por ka gjithashtu edhe mosshpenzim. Por edhe pse mbledhja e energjisë është e domosdoshme, e mira do ishte të shtrihej në kohë. Sepse, me këtë masë drastike, është vrarë konsumi. Duhet të harmonizoheshin më mirë. Sepse ka një rënie të fuqisë blereëse dhe kjo ka ardhur në një kohë të shkurtër. Në kohë krize, këto duhet të shihen më mirë” tha Malaj.

Pritshmëria për vitin 2015 është gri për opozitën, është optimiste për maxhorancën dhe e ndërmjetme për ekspertët. “Partnerët përpiqen për frymë optimizmi dhe është e domosdoshme. Mbase është leksion për qeverinë e cila ka filluar një sulm të paprecedent ndaj financave të shtetit, por që tani është tepër vonë. Situata ekonomike është në rënie dhe jam I bindur që dhe viti që ka hyrë do të ketë të njëjtin trend. Janë të gjithë treguesit që e dëshmojnë një gjë të tillë” tha Ritvan Bode.

Edvin Bushati e kundërshton. “Kryefjala e kësaj qeverie është reforma. Dhe mori një maxhorancë të fortë për të bërë reforma të domosdoshme. Edhe këtë vit mendoj se do të ketë një rritje të qëndrueshme prej 2 përqind. Reforma në sektorin energjetik është e rëndësishme. Ishte hemoragji që nuk mund ta mbante më buxheti I shtetit. E dyta është reforma e pensioneve; reforma në arsimin e lartë, reforma territoriale që do të japin impaktin në ekonominë shqiptare. Pra ekonomia është në rritje, kemi forcim të dollarit, edhe pse investimet mund të kishin shkuar dhe më mirë. Por vibrimi pozitiv po vjen nga sektori privat” tha Bushati.

Kundërshton menjëherë Bode. “Duhet të ndajmë fjalën reform dhe fjalën masë. Qeveria ska bërë reforma. Këto janë masa. Reformat janë zero, janë shkatërrim. Edhe masat u kërkuan nga FMN. Rritja e taksave është një masë, dhe nuk është një reform sepse nuk ka ndryshuar sistemi I taksave. Ato thjesht janë rritur. Por nuk ka përmirësim në administrim. Edhe për pensionet, kemi të bëjmë me një masë, një skemë që synon uljen e deficitit në skemën e pensioneve. Edhe me energjinë cfarë u bë. U rrit cmimi. Por nëse rritet cmimi dhe vjedhjet janë në nivelin 38 përqind do të thotë se duhet të pakësojmë gjysmën e vjedhjeve dhe të mos paguajmë më shumë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031948804855347
array(1) { ["section"]=> string(78) "malaj-kritike-qeverise-mbledhja-e-lekeve-te-energjise-te-shtrihej-ne-kohe-1663" }