Malaj për Ben Blushin: Është viktimë e vetvetes

Publikuar tek: politike, më 09:22 26-05-2015 Malaj për Ben Blushin: Është viktimë e vetvetes

Arben Malaj ka komentuar kritikat e deputetit Ben Blushi për qeverinë Rama. Sipas tij  deputeti Ben Blushi është viktimë e vetvetes.

“Opinioni publik ka forcën e analizave shumë më të fortë se një individ, sepse nuk angazhohet në bazë të interesave apo përfitimeve të pritshme personale.Edhe në përgjigje të pyetjes suaj specifike, parapëlqej t’ju përgjigjem me parimin që më inspiron gjithmonë, atë të pjesës plot të gotës së çdo sfide jo personale.Alibitë me abuzimet se kujt i shërbente apo i shërben një mendim, një lëvizje apo një debat publik, i përket gjysmës bosh.Gjysmës së shpresë të derdhur për arsye të paarsyeshme, që vetëm ata që e hodhën poshtë mund ta dinë më mirë dhe ta sqarojnë më sinqerisht se kushdo tjetër.Kjo ndodh jo rrallë, kur individë të ndryshëm bien “viktima” edhe të vetvetes”, thotë Malaj  ndër të tjera në një intervistë për gazetën “ Panorama”.

Ndonëse është i mendimit se reformat e ndërrmarra nga qevria kanë pasur kosto të larta sociale, Malaj ka shprehur vlerësime për këto nisma të qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama flet për "Danas" rreth vizitës së Vuçiç në Tiranë: Shqipëria e Serbia në Ballkan, si Franca me Gjermaninë në Europë
Bushati-Zannier: Marrëveshja e Ohrit, thelbësore për integrimin e Maqedonisë »
Article Logic
Execution time: 0.057286977767944
array(1) { ["section"]=> string(52) "malaj-per-ben-blushin-eshte-viktime-e-vetvetes-11977" }