Malaj përkrah Ramën për mandatin e kreut të PS: Referendumi u legjitimua në Kongres

Publikuar tek: politike, më 08:22 25-03-2016 Malaj përkrah Ramën për mandatin e kreut të PS: Referendumi u legjitimua në Kongres

Ish-anëtari i Kryesisë së PS, Arben Malaj, mbështet vendimin e kongresit të 19  marsit të socialistëve për referendumin për mandatin e kreut të partisë. Në një intervistë për “Panoramën”, Malaj thotë se debatet e brendshme s’duhet të krijojnë kriza permanente.

“Referendumi ka legjitimitetin e votës mbështetëse të Kongresit. Ballafaqimi i alternativave për të cilat do të votohet nuk duhet të jetë një luftë e përditshme mediatike. Aksesi mediatik i Kongresit, si edhe diskutimet dhe debatet televizive rreth tij kanë krijuar mundësinë që votuesit të jenë të informuar për argumentet pro dhe kundër. Kjo mund t’i shërbejë një procesi votimi dhe certifikim rezultati sa më të qetë”, është shprehur Malaj.

Sa i takon akuzave të artikuluara nga Blushi Malaj tha:

“Historia e debateve në PS është dinamike. Platformat alternative duhet të mos dëmtohen nga debatet ku dominon tensionimi që ushqen kriza permanente.

Pas përfundimit të Kongresit dhe përballë zgjedhjeve parlamentare, ndoshta ka akoma hapësira për të trajtuar opsionet që mund të reduktojnë kostot e zhvillimeve aktuale mbi qeverisjen e vendit dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kurajo e tepërt e Edi Ramës: Donald Trump, fatkeqësi për SHBA
Rama dhe Meta shkojnë te vila, me ta dhe Gramoz Ruçi e Petrit Vasili »
Article Logic
Execution time: 0.023583889007568
array(1) { ["section"]=> string(88) "malaj-perkrah-ramen-per-mandatin-e-kreut-te-ps-referendumi-u-legjitimua-ne-kongres-35964" }