Malala, “vajza Nobel” surprizon sërish. Ja ç’zgjedh të bëjë për 18-vjetorin e saj

Publikuar tek: bota, më 10:28 15-07-2015 Malala, “vajza Nobel” surprizon sërish. Ja ç’zgjedh të bëjë për 18-vjetorin e saj Malala Yousafzai

Malala Yousafzai është e njohur ndryshe si “vajza Nobel “ pasi është e reja më e famshme në botë e cila mori këtë çmim pasi u bë viktimë e një atentati ndaj sulmeve talebane.

Malala ka festuar 18 vjetorin e saj në një mënyrë krejt ndryshe nga sa e bëjnë bashkëmoshatarët e saj. Jo tortë, as qirinj e party por një shkollë për të gjithë fëmijët refugjatë nga lufta civile e Sirisë në luginën beka të Libanisë.

E pra, në 18 vjetorin e saj ajo nuk mori dhuratë por u bëri dhuratë hapjen e një shkolle këtyre fëmijëve.

Pas sulmit ndaj saj më 9 shtator të 2012 ku Malala shpëtoi për mrekulli, një vit më vonë botoi librin e saj “Unë jam Malala” që u bë dhe libri më i shitur në botë.

Një vit më parë, pra në moshën 17 vjeçare adoleshentja mori çmimin Nobel për Paqen dhe të qenit një aktiviste e zellshme është një gjë që Malala e bën me dashuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030546903610229
array(1) { ["section"]=> string(83) "malala-vajza-nobel-surprizon-serish-ja-c-zgjedh-te-beje-per-18-vjetorin-e-saj-16220" }