Malala Yousafzai rikthehet për herë të parë në vendlindje që pas sulmit

Publikuar tek: kulture-art, më 18:25 29-03-2018 Malala Yousafzai rikthehet për herë të parë në vendlindje që pas sulmit Nobelistja Malala Yousafzai

Pas më shumë se 6 viteve nga sulmi me armë ndaj saj, Malala Yousafzai ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e saj, në Pakistan.

20 vjeçarja është parë shumë e prekur, teksa ecte rrugëve të qytetit të saj të lindjes, ndërkohë që forca të shumta policie e shoqëronin atë në çdo vizitë zyrtare.

Vizita e papritur e fitueses të çmimit ‘Nobel’ në Pakistan ka ngritur reagime të shumta në vend, ku banorët dhe autoritetet e kanë cilësuar atë si krenarinë e popullit.

Malala Yousafzai u sulmua në moshën 11 vjeçare nga një grup i armatosur talebanësh, pasi kjo e fundit kishte hapur një blog ku tregonte situatën e përditshme në vendin e saj gjatë përplasjeve me armë të grupeve terroriste. Gjatë këtij sulmi ajo mori dy plumba që i detyruan autoritetet ta nisnin adoleshenten me urgjencë drejt Britanisë.

Yousafzai vendosi të vazhdonte jetën e saj në Britani, ku eshte themeloi organizatën jofitimprurëse ‘Malala Fund’ me qëllim luftën për edukimin e femrave në vendet e Lindjes së Mesme. 20 vjeçarja shkroi gjithashtu një libër autobiografik, duke u kthyer në shkrimtaren më të lexuar në moshën e saj.

Ajo është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, ku ndër të tjera ka rrëmbyer edhe Nobel-in për paqe në vitin 2014, duke u bërë nobelistja më e re e të gjitha kohërave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi t’i grabiste shtëpinë, italiani qëllon me armë 26 vjeçarin shqiptar
»
Article Logic
Execution time: 0.01967191696167
array(1) { ["section"]=> string(77) "malala-yousafza-rikthehet-per-here-te-pare-ne-vendlindje-qe-pas-sulmit-114987" }