Mallkoi shqiptarët ‘Ju vraftë zoti nëse shkoni në votime’, Hueyda El Saied i kthehet keq Neritan Cekës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:22 12-06-2019 Mallkoi shqiptarët ‘Ju vraftë zoti nëse shkoni në votime’, Hueyda El Saied i kthehet keq Neritan Cekës

Dy ditë më parë, ish-ministër i Jashtëm, Neritan Ceka, ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin e Artur Zhejit duke mallkuar shqiptarët që shkojnë në votime.

‘Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë më shokët e mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them’, tha Ceka.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar artistja e njohur Hueyda El Saied. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo shprehet se voton kundër mendimit të Cekës.

Sipas Hueydës, votimi është një e drejtë morale dhe civile që askush nuk mund ta heqi.

Statusi i plotë:

Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi.

Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj.

Screenshot_6.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023612022399902
array(1) { ["section"]=> string(106) "mallkoi-shqiptaret-ju-vrafte-zoti-nese-shkoni-ne-votime-hueyda-el-saied-i-kthehet-keq-neritan-cekes-167977" }