Malltezi: 10 risi të pakëndshme të sezonit turistik që menduam se i kishim harruar

Publikuar tek: politike, më 16:49 11-08-2015 Malltezi: 10 risi të pakëndshme të sezonit turistik që menduam se i kishim harruar

Partia Demokratike ka renditur sot 10 probleme të sezonit turistik në Shqipëri që sipas Jamarbër Malltezit janë rikthye pas 10 vitesh e që mendohej se ishin harruar.

Malltezi tha se shqiptarët dhe turistët e huaj po përballen me probleme që mendohej se kishin kaluar, por sipas tij, në kulmin e sezonit turistik u ndeshëm me 10 risi të pakëndshme:

1. Maskat që grabisin turistët

2. Mungesa e ujit, uji është një luks në bregdetin e Durrësit dhe më tej

3. Rradhë kilometrike të automjeteve të turistëve që vijnë dhe dalin nga Shqipëria

4. Asnjë impiant i ri për përpunimin e ujërave të zeza

5. Bën “bingo” ai që gjen plazhe publike, pasi janë zaptuar nga klientela e qeverisë

6. Ka kulla vrojtimi por nuk ka roje në to

7. Më lirë kushton një dhomë hoteli në Greqi sesa një çadër dhe dy shezlong në bregdetin shqiptar

8. Asnjë rrugë e re në zonat turistike

9. Rruga e Kombit ka mbetur e papërfunduar për vetëm dy kilometra

10. Skandalet me prezantimin e Shqipërisë në panairet e turizmit

Malltezi u ndal te kjo e fundit duke thënë se në panairin e Milanos Shqipëria u prezantua me verë siçiliane ndërsa në atë të Vienës, Shqipëria u prezantua me stenda boshe. Sipas Jamarbër Malltezit, kjo ndodhi për shkak të vjedhjes dhe përlarjes së parave nga vëllezërit e pushtetarëve. Ndërsa tha se qeveria paraqiti Ligjin për Turizmin që tenton t’i grabisë pronën e shqiptarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha
Veliaj do “çlirojë” Kalanë e Petrelës: Nuk do të ketë më kafeneizim të aseteve publike »
Article Logic
Execution time: 0.023051977157593
array(1) { ["section"]=> string(87) "malltezi-10-risi-te-pakendshme-te-sezonit-turistik-qe-menduam-se-i-kishim-harruar-18194" }