Malltezi: Elbasani do bëhet si Marinza, ministria përgjegjëse

Publikuar tek: politike, më 19:06 07-04-2015 Malltezi: Elbasani do bëhet si Marinza, ministria përgjegjëse

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kritikuar ministrinë e Mjedisit për situatën mjedisore në Elbasan, duke u shprehur se prej dy vitesh në këtë qytet nuk bëhet monitorimi i ndotjes, ndërsa ka theksuar se Elbasani rrezikon të bëhet si Marinza.

Malltezi ka kritikuar gjithashtu edhe ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të qytetit, që sipas tij, pas ndërtimit të impiantit fshihet një aferë korruptive. Ai ka thënë se leja mjedisore për këtë projekt është dhënë dy muaj pas firmosjes së kontratës, ndërsa për ndërtimin e tij nuk janë pyetur banorët.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një muaj më parë nga Prokuroria që të nis hetimet për koncesionin që është dhënë për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale, Tritan Shehu konfirmon Kokalarin në Gjirokastër dhe Çomon në Libohovë
“Marinza”, Braçe ia delegon përgjegjësinë Shalsit: Komisioni i tij përgjegjës për hetimin »
Article Logic
Execution time: 0.030458927154541
array(1) { ["section"]=> string(64) "malltezi-elbasani-do-behet-si-marinza-ministria-pergjegjese-8085" }