Malltezi për lejet mjedisore: Modeli që zuzarët përdorin për të shantazhuar hallexhinjte. Reagon qeveria

Publikuar tek: politike, më 15:01 27-02-2016 Malltezi për lejet mjedisore: Modeli që zuzarët përdorin për të shantazhuar hallexhinjte. Reagon qeveria

Jamabër Malltezi, kreu I Departamentit të Mjedisit në PD ka reaguar sot në lidhje me lejet mjedisore dhe gjobat për to, të cilat janë hequr nga BE-ja.

“ Ky është modeli që zuzarët e qeverise përdorin për të shantazhuar hallexhinjte e këtij vendi’’, tha Malltezi, teksa publikoi edhe gjobën për një ‘’Fastfood’’.

“Bashkimi Evropian ka shpenzuar përmbi 6 milion euro për përafrimin e legjislacionit mjedisor shqiptar me Direktivat e mjedisit të BE. Por korrupsioni i kësaj qeverie po bën që paratë e taksapaguesve europianë të shkojnë për shtimin e rryshfeteve të militantëve në kurriz të dyqaneve të vogla të lagjeve.

Përmes miliona eurove të taksapaguesve europianë u hartua Ligji Nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, me ekspertize të huaj sipas kërkesave të Direktivave të BE.

Ky ligj i hartuar sipas kërkesave të BE përjashtoi nga detyrimi për leje mjedisore rreth 70% të aktiviteteve ekonomike në vend. Përjashtimi nga detyrimi për të marrë leje mjedisore ulte kostot e biznesit, reduktonte kohën e liçensimit dhe shmangte korrupsionin por nga ana tjetër, nuk demtonte as mjedisin.

Por qeveritaret e korrupsionit na hiqen si më të ditur dhe më të përkujdesur për mjedisin sesa evropianet, dhe për të mundësuar rryshfetin shkuan deri në ndryshimin e ligjit të hartuar nga BE!

Më datën 19.6.2014 Parlamenti kaloi LIGJIN Nr. 60/2014 “Për një NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10448, DATË 14.7.2011, “Per Lejet e Mjedisit”, dhe detyruan të pajisen me leje mjedisore pikerisht ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE, te tilla si:

1.   Gatimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore të gatshme dhe gjysmë të gatshme (fast food dhe byrektore)

2.   Furra të prodhimit të bukës

3.   Magazinimi frigoriferik i produkteve ushqimore të ambalazhuara

​4.   Farmacitë dhe dentistet

5.   Ambulancat, spitalet ditore pa shtretër,

Kjo po bën që hajdutët e qeverisë të sulen nëpër dyqanet e lagjeve duke i kërcënuar me gjoba të mëdha për mungesen e lejes mjedisore. Të shantazhuar dyqanxhinjte japin rryshfete që emisioni STOP tregoi, që shkojnë deri në 3000 euro për një leje mjedisore që ligji sipas standarteve të BE nuk i kërkon fare.

Po paraqesim këtu një proces-verbal apo kërcënim gjobe të pardjeshem për një fast-food me permasa 3 x 3 metra (9m2), pranë gjimnazit Partizani në Tiranë, dhe që nuk ka asnjë nevojë për leje mjedisore dhe as nuk parashikohet sipas Direktives së BE për lejet mjedisore. Kërcënohet dyqanxhiu me 5 milionë lekë nëse nuk ngjyen rrotën e korrupsionit.

Ky është modeli që zuzarët e qeverise përdorin për të shantazhuar hallexhinjte e këtij vendi dhe për të vjelur rryshfete nga të pamundurit e bukës së gojës.

Sipas standardeve të kesaj qeverie, një fast food ka nevoje për leje mjedisore ndërsa Betonizimi i Parkut të Liqenit për Lodrat dhe Bizneset e Erionit nuk paska nevoje për leje!!! Partia Demokratike e denoncon fuqishëm këtë akt korruptiv që shkon deri në perversitete të ndryshimit të ligjit të hartuar nga Bashkimi Evropian.

PD kerkon shfuqizimin urgjent të këtyre amendimeve ligjore korruptive dhe zotohet që nesër në pushtet të heqë detyrimet e padrejta dhe tinzare për biznesin.”

Qeveria ka reaguar nëpërmjet "Transparencës", ku shprehet se: " Në sqarim të pretendimeve të ngritura nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike sqarojmë se direktiva e BE-së 2008/1/EC për ndotjen industriale, e cila përcakton që vetëm aktivitetet me ndikim të madh në mjedis duhet të pajisen me leje mjedisi, pra me leje te tipit A, është e traspozuar në legjislacionin shqiptar 100%, me anë të shtojcës 1 të ligjit “Për lejet e mjedisit”.

 Për sa i përket instalimeve industriale që kanë kapacitet më të ulët se aktivitetet që klasifikohen me leje të tipit A, direktiva i njeh të drejtën vendeve anëtare të përcaktojnë mënyrën e licencimit dhe monitorimit të këtyre aktiviteteve. Në vendin tonë kjo është zgjidhur nëpërmjet lejeve te tipit B dhe C.

 Pavarësisht se direktiva nuk i rregullon me nivele të gjitha aktivitetet, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk lejon asnjë aktivitet, me ndikim sado minimal në mjedis, që të mos pajiset me dokumentacionin mjedisor përkatës, si dhe të kenë për detyrë vetmonitorimin e vazhdueshëm të emetimeve të ndryshme në ajër, ujë dhe tokë. Madje edhe praktika e dhënies së këtyre lejeve është e njëjtë me vendet e BE-së, pasi në vendin tonë janë Agjencitë Rajonale të Mjedisit të cilat lëshojnë lejet e tipit C, ashtu siç në vendet e BE-së janë autoritetet lokale ose rajonale që japin miratimin për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

 Ndërkohë që amendimi i ligjit “Për lejet mjedisore”, i miratuar më datë 19.06.2014, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në drejtim të Ministrisë së Mjedisit, për aktivitete që gjeneronin zhurmë, tymra dhe aroma të pakëndshme,  por që nuk kishin detyrim për tu pajisur me leje mjedisi. Ligji i ri, adresoi edhe faktin që në vitin 2013 Ministria e Mjedisit trashëgoi një informalitet të frikshëm mjedisor, ku mbi 90% e subjekteve me ndikim në mjedis nuk ishin të pajisur me leje mjedisore, madje nuk kishin as informacion se duhej të ishin të pajisur me një të tillë."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Veliaj pas protestës së tregtarëve: Jam 100% i vërtetë! U kujton ‘’Mohitot’’ 8 mijë lekëshe dhe 2 drejtorët e Berishës të infiltruar
Deda-Ramës: “Gënjeshtar i paskrupullt. Të gjithë të dëgjuam se çfarë the! Sigurisht që nuk the motër’’ »
Article Logic
Execution time: 0.01887321472168
array(1) { ["section"]=> string(108) "malltezi-per-lejet-mjedisore-modeli-qe-zuzaret-perdorin-per-te-shantazhuar-hallexhinjte-reagon-qeveria-33679" }