Malltezi: “Qeveria licencë për prerjen e pyjeve, moratoriumi pas shkatërrimit të parcelave”... Dhe 6 pikat ku e sfidon PD

Publikuar tek: politike, më 10:18 02-12-2015 Malltezi: “Qeveria licencë për prerjen e pyjeve, moratoriumi pas shkatërrimit të parcelave”... Dhe 6 pikat ku e sfidon PD

Kreu i Departamentit të Mjedisi Jamarbër Malltezi ka deklaruar në një dalje për shtyp se qeveria ka dhënë licencë për prerjen e pyjeve dhe se moratoriumi do vijë pasi të shkatërrohen parcelat e mbetura.

“Para 5 ditësh, vetëm pak minuta pas zhvillimit të ankandit për prerjen e pyjeve të fundit të mbetura në parcelat në Korçë (Bofje, Shere, Panarit dhe Treskë), Berat (Mali i Bardhë, Qeshibesh, Liqeth), Lezhë (Munelle) dhe Gjirokastër (Dhembel), qeveria deklaroi shpalljen e moratoriumit për prerjen e pyjeve për një periudhe 10 vjeçare, por duke filluar nga 1 Janari 2016. Pse jo nga sot? Apo duhen rrafshuar edhe ato pak parcela pyjore që kanë mbetur”, pyeti Malltezi në një dalje për shtyp ndërsa parashtroi 6 pika ku Partia Demokratike sfidon qeverinë.

“1.Moratoriumi për prerjet e pyjeve të ketë efekt të menjëhershëm duke filluar nga sot!

2.Të anullohet liçensa e prerjes se pyjeve për kushëririn e Ylli Manjanit dhe dajen e deputetit Spahiu në Bulqizë pasi kjo ka shkaktuar gjendje lufte civile dhe peticion masiv nga mbi 500 fshatare të 3 fshatrave kundër prerjes së pyjeve.

3.Të anullohet çdo liçensë prerje pylli për banditët e Taulantit në Stebleve – Librazhd, që edhe kur u kapen nga dy gazetarë duke prerë brenda në Park Kombetar, në vend që të burgoseshin si keqbërës, u trimëruan dhe qëlluan me armë zjarri mbi gazetarët.

4.Të anullohen liçensat e prerjeve të pyllit për vellezërit Bicaj në Lenie të Gramshit, apo për nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës në Germenj-Shelegur.

5.Të ndërpritet me efekt të menjëhershëm çdo prerje pylli që po ndodh përditë edhe brenda zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar Dajt, Germenj-Shelegur, Stebleve, Lenie, etj.

6.Të anullohen 10 ankandet e fundit të prerjes së pyjeve të shpallura para pak ditësh, sipas buletineve Nr. 40, 41, 42 dhe 43 të Agjensisë së Prokurimit Publik".

{gallery}Pyjet{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbushte 71 vjeç
Përfundon takimi mes Ramës dhe Metës në Kryesinë e Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.021687984466553
array(1) { ["section"]=> string(120) "malltezi-qeveria-licence-per-prerjen-e-pyjeve-moratoriumi-pas-shkaterrimit-te-parcelave-dhe-6-pikat-ku-e-sfidon-pd-26767" }