Malsi e Madhe, PD: Terror i policisë pas takimit me Bashën, shpallen në kërkim simpatizantë të PD

Publikuar tek: politike, më 22:58 09-05-2015 Malsi e Madhe, PD: Terror i policisë pas takimit me Bashën, shpallen në kërkim simpatizantë të PD Anton Kokaj ne nje takim elektoral ne Malesine e Madhe

Malësia e Madhe dhe takimi i Lulzim Bashës në të janë bërë objekt i një deklarate të paprecedentë të Partisë Demokratike afër mesnatës. Kandidat i PD për Malësinë e Madhe është Anton Kokaj.  

Lulzim Basha ka qenë në Malësinë e Madhe pasditen e sotme për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, por duket se takimi nuk ka kaluar pa incidente. Kështu, edhe pse është prishur takimi, Lulzim Basha, ka vazhduar me prezantimin.

Por sipas PD, forcat e policisë kanë pritur largimin e Lulzim Bashës për të filluar atë që PD, e ka konsideruar si një dhunë të paprecedentë elektorale.

“Dënojmë ashpër raprezaljen e ushtruar sot në Malësinë e Madhe. Dhuna në Malsinë e Madhe është bërë me urdhër të Edi Ramës” thuhet në deklaratën e bërë nga PD afër mesnatës. PD i ka kërkuar organizmave ndërkombëtare OSBE, BE, KE të monitorojnë situatën e zgjedhjeve, ndërkohë që kërkojnë edhe hetime nga ana e prokurorisë për atë që ka ndodhur në këtë zonë.

Burime nga gazetarët në terren thonë se është duke u kryer terror nga ana e policisë së shtetit në Malësinë e Madhe. Forcat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, menjëherë pas takimit të Lulzim Bashës në Malësi të madhe, kanë shpallur në kërkim disa anëtarë dhe simpatizantë të PD atje.

Ndërkohë pritet që të ketë një reagim zyrtar nga ana e organeve të rendit për atë që ka ndodhur në Malësinë e Madhe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezhë, zbardhet lista e këshilltarëve socialistë të qytetit
Veliaj: Kosova të votojë për ne. Më dhimbset, Berisha dhe Luli nuk e shoqërojnë »
Article Logic
Execution time: 0.026494979858398
array(1) { ["section"]=> string(100) "malsi-e-madhe-pd-terror-i-policise-pas-takimit-me-bashen-shpallen-ne-kerkim-simpatizante-te-pd-10774" }