Mamaja e Rita Orës në kopertinë, tregon si është të rrisësh një yll

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:56 16-04-2015 Mamaja e Rita Orës në kopertinë, tregon si është të rrisësh një yll

Pas Rita Orës e ka radhën mamaja e saj Vera Ora për të zënë faqet e para të revistave botërore. Mamaja e Ritës shihet në kopertinën e revistës “Global Women” ku ka dhënë një intervistë për vajzën e saj të suksesshme Ritën, “Si të rrisësh një yll”. 

Vera është psikiatre dhe punon  në Spitalin e Shëndetit Mendor (NHS), gjithashtu është ambasadore e “Empowering Albanian Speaking Women”.

Ajo ka lindur në Kosovë dhe erdhi në Londër më 1992 me bashkëshortin dhe dy vajzat Rita në moshën 1 vjeç dhe Elena në moshën 3 vjeçare. Pasi u vendos në Londër Vera u specializua si psikologe dhe në vitin 2005 ajo nisi të punonte si psikologe në NHS.

Rita Ora është e njohur për suksesin global dhe revista “Global Women” ka qenë kurioze të dijë kontributin e mamasë së saj në të shndërruarit në një yll të vajzës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02003002166748
array(1) { ["section"]=> string(71) "mamaja-e-rita-ores-ne-kopertine-tregon-si-eshte-te-rrisesh-nje-yll-8948" }