‘’Mami telefonoju atyre…Ai po vjen…Do vdes. Të Dua shumë!’’, mesazhet e fundit të 30-vjeçarit që u ekzekutua në Orlando

Publikuar tek: bota, më 10:50 13-06-2016 ‘’Mami telefonoju atyre…Ai po vjen…Do vdes. Të Dua shumë!’’, mesazhet e fundit të 30-vjeçarit që u ekzekutua në Orlando

‘’Mami telefonoju atyre…Ai po vjen…Do vdes. Të Dua shumë!’’, këto janë mesazhet e fundit të 30-vjeçarit që u ekzekutua në Orlando, teksa ishte fshehur në tualet.

Eddie Justice, vetëm 30 vjeç u ekzekutua nga terroristi Omar Mateen në mënyrë barbare.

30-vjeçari i shkroi mesazh gjatë kohës që po ndodhte tragjedia nënës së tij, e cila lajmëroi policinë dhe shkoi me urgjencë në klubin ku ndodhi masakra.

Fatkeqësisht Justice kishte ndërruar jetë.

eddiejustice.jpg

Eddie Justice

mesazhiorlando2.jpg

Nëna e 30-vjeçarit

 

Omar Mateen, terroristi i ISIS-it vrau 50 vetë në Orlando të SHBA-ve.

Ish-gruaja e tij ishte ndarë pasi ishte i paqëndrueshëm mendërisht dhe abuzonte fizikisht me të. Në foto Mateen shihet me djalin dhe ish-bashkëshorten e parë Noor Zahi Salman me të cilën kishte një djalë. Madje mësohet se ata kishin marrë edhe kredi për shtëpinë e tyre në 2013.

Omar Mateen u transformua nga një futbollist shumë miqësor në shkollë të mesme, në një baba të qetë më pas.

Familjarët dhe miqtë e tij janë nën shok.

Mateen hyri në një klub homoseksualësh në Orlando, Florida, me një armë  duke lënë të vdekur në vend 50 vetë. Policia e ekzekutoi menjëherë.

Një shok i tij homoseksual, i tha ‘’Daily Mail’’ se ai sillej krejt normal me të dhe një shok tjetër, po homoseksual, duke i respektuar për vlerat që kishin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028462886810303
array(1) { ["section"]=> string(118) "mami-telefonoju-atyre-ai-po-vjen-do-vdes-te-dua-shume-mesazhet-e-fundit-te-30-vjecarit-qe-u-ekzekutua-ne-orlando-43326" }