Man. City pranë çerekfinaleve, Altetiko probleme në sulm

Publikuar tek: sport, më 23:33 24-02-2016 Man. City pranë çerekfinaleve, Altetiko probleme në sulm

Mançester Siti ka fituar 3-1 në Kiev përballë Dinamos së Kievit duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Skuadra e Pelegrinit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në transfertë në Ukrainë dhe kthehet në Angli me një fitore domethënëse.

Siti e ka gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës duke shënuar në minutën e 15-të me Agueron. “Qytetarët” kanë vijuar dominimin në pjesën e parë dhe në minutën e 40-të Silva dyfishon shifrat.

Në pjesën e dytë Dinamos e Kievit përpiqet të reagojë dhe arrin të shkurtojë diferencën në minutën e 59-të me Bujalskin. Për disa momente ukrainasit përpiqen të barazojnë, por Siti merr komandën e lojës dhe Jaja Ture në fund vulos fitoren 3-1 të “Qytetarëve”.

Tashmë Siti ka një këmbënë çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.


Mund dhe duhej të bënte diçka më shumë Atletiko e Madridit në Holandë, por kundër PSV-së mori vetëm një 0-0 që nuk është garanci për kthimin në Madrid.

Madrilenët niseshin favoritë, edhe pse luanin në transfertë, por trajneri Diego Simeone nuk ka armët e duhura për të shënuar me lehtësi.

Mungon një si Diego Kosta dhe në këto kohëra Atletiko është bërë një ndër ekipet më solidë në aspektin mbrojtës, por që shënon më pak nga gjithë skuadrat në Champions League.

Edhe ndaj PSV-së shanset për shënim ishin të pakta nga të dyja palët dhe nuk ndryshoi gjë as pas minutës së 68-të, kur sulmuesi vendas Gaston Pereira u përjashtua me karton të kuq.

Përfundoi pa gola dhe kjo është kthyer në rutinë për Atletikon, që në 6 ndeshjet e fundit si vizitor në Champions nuk ka shënuar fare në 4 raste.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spektakël në Torino, Juventus dhe Bayern e mbyllin me barazim, Barcelona një hap përpara
De Biasi: Askush nuk largohet nga Shqipëria edhe pas njohjes së Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.021393060684204
array(1) { ["section"]=> string(60) "man-city-prane-cerekfinaleve-altetiko-probleme-ne-sulm-33462" }