Man.United jashtë Champions-it, Llorente ‘i mohon’ Juventusit vendin e parë

Publikuar tek: sport, më 00:04 09-12-2015 Man.United jashtë Champions-it, Llorente ‘i mohon’ Juventusit vendin e parë

Makthi i Mançester Junajtid u bë realitet këtë të martë në Gjermani. Volfsburgu kryesues fitoi 3-2 dhe ndërkohë në Holandë PSV fitoi një ndeshje dramatike ndaj CSKA-së, duke parakaluar anglezët.

Në këtë mënyrë, “Djajtë e Kuq” eliminohen nga Liga e Kampioneve, një goditje shumë e rëndë, si për imazhin e këtij klubi legjendar, ashtu edhe për financat.

Natyrisht, tashmë të gjithë akuzojnë trajnerin Luis van Gal, i cili shpenzoi pa fund në verë dhe vazhdon të ankohet që nuk ka sulmues.

Megjithatë, në Volfsburg Junajtid shënoi 2 herë dhe që në minutën e dhjetë ishte në avantazh, ndaj ka qenë faza mbrojtëse ajo që ka çaluar keqas dhe trajneri holandez ka një pjesë shumë të madhe të fajit, sepse prej kohësh skuadra e tij nuk po prodhon lojë.

Ndërkaq, PSV ka përfituar dhe ka mposhtur jo pa drithërima CSKA-në e Moskës, që në minutën e 76-të shënoi e para, duke bërë që të festonin në Mançester, por brenda pak minutash erdhi përmbysja e madhe holandeze, që ka vlejtur kualifikimin për në turin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, me Junajtid që do të detyrohet të luajë në Europa League në pranverë.


Kualifikimi ka qenë në “xhep” për Juventusin, i cili kërkonte vendin e parë në Grupin D, por ish-sulmuesi i “Zonjës”, Jorente ka shënuar një gol, i cili kualifikon Seviljen në Ligën e Evropës dhe “gozhdon” Juven në vendin e dytë.

Bardhezinjtë kanë udhëtuar me shumë mungesa në Spanjë, ndaj dhe Juventusi nuk ka zhvilluar dot lojën e preferuar.

Loja ka qenë e barabartë përgjatë 90 minutave, por Sevilja është treguar më agresive dhe e motivuar për ta mbyllur në Ligën e Evropës.

Pas gati një ore lojë, Jorente e bën “sefte” në Champions, duke shënuar golin e tij të parë për vendasit, të cilët kanë marrë një ndihmë nga Mançester Siti, duke e gjetur veten të kualifikuar në Ligën e Evropës.


Grupi A luhej sa për statistikë këtë të martë, ose pothuajse, sepse nuk pritej ndonjë ndryshim në renditje dhe ashtu ndodhi. 

Reali i Madridit u zbavit me Malmon dhe e teproi, duke fituar 8-0 ndaj një rivali modest dhe pa pretendime, që ndoshta shpresonte ta mbyllte vitin pa u turpëruar kështu në Madrid.

Ishte nata e Kristiano Ronaldos, që shënoi 4 gola, duke shkuar në kuotën e 11 golave në grup, një rekord i gjithë kohërave në Champions.

Ishte edhe nata e Karim Benzemasë, i cili shënoi 2 golat e parë të ndeshjes dhe atë të fundit, ndërsa në festë ka marrë pjesë edhe mesfushori Kovaçic.

Vendi i parë për Realin, vendi i dytë në grup për PSG-së, që po u lodhur shumë mposhti 2-0 Shahtarin, me ukrainasit që shkojnë tashmë në Europa League.


Edhe Grupi C i ka dhënë verdiktet finale, ku Atletiko e Madridit dhe Benfika, vijojnë rrugën në Ligën e Kampioneve, por me një ndryshim të vetëm që ekipi i Simeones është shpallur “mbreti” i Grupit C.

Spanjollët kanë fituar përballjen e vështirë në Portugali, duke mos hasur probleme nga kundërshtari, i cili të paktën në pjesën e parë ka qenë “fantazmë”. Benfika është “ngjallur” vetëm pas pushimit, por vendasit i kanë pasur idetë e pakta për të shpëtuar veten.

Me nga një gol për pjesë, Atletiko Madridi merr kryesimin e Grupit C, duke treguar se si një Primera, ashtu edhe në Champions, ka filluar të ngjallë “frikë”.

Trajneri i ri i Gallatasarajit, Tafarel, është “i dashuruar” pas barazimeve, pasi ekipi turk në shumicën e ndeshjeve mjaftohet me 1 pikë.

Gjithsesi, “luanët” kanë shpëtuar veten, duke barazuar 1-1 me modestët e Astanës, ndaj dhe tani e gjejnë veten të kualifikuar në Ligën e Evropës, me vetëm 1 pikë në shumë nga kundërshtari i sotëm.

Përballja kundër Astanës ka qenë një leksion plot vlera për Tafarelin, i cili duhet të analizojë defektet e skuadrës së tij që duket se janë të pafunda.

(Sportal.al)

Rezultatet e ndeshjeve të Champions League:

08.12.2015
20:45 CL Group C Galatasaray SK 1-1 FC Astana
20:45 CL Group D Manchester City 4-2 Mönchengladbach
20:45 CL Group A Paris St. Germain 2-0 Shakhtar Donetsk
20:45 CL Group B PSV Eindhoven 2-1 CSKA Moscow
20:45 CL Group A Real Madrid 8-0 Malmö FF
20:45 CL Group D Sevilla FC 1-0 Juventus FC
20:45 CL Group C SL Benfica 1-2 Atlético Madrid
20:45 CL Group B VfL Wolfsburg 3-2 Manchester United

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ka fitues në derbi, Tirana-Partizani ndahen në paqe
Partizani do të paguajë dëmtimin e “Selman Stermasit” »
Article Logic
Execution time: 0.020215034484863
array(1) { ["section"]=> string(78) "man-united-jashte-champions-it-llorente-i-mohon-juventusit-vendin-e-pare-27291" }