Manaj: De Biasit i premtova golin. Berisha: Nuk i kam thënë jo Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 19:09 13-11-2015 Manaj: De Biasit i premtova golin. Berisha: Nuk i kam thënë jo Shqipërisë

Dy autorët e golave të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj dhe Amir Rrahmani u shprehën të lumtur që arritën të luanin një sfidë të tillë ku gjetën edhe rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Interit që veshi për herë të parë fanellën kuqezi, rrëfen një episod të veçantë.

“Jam i kënaqur për paraqitjen e ekipit dhe për golin. Be Biasi me kishte thënë se do të luaja pjesën e dytë dhe më kërkoi të tregoja veten. I premtova gol dhe e realizova”.

Në vijim Manaj shtoi se edhe pse kjo ishte një miqësore, skuadra dha sinjale të rëndësishme.

Ndërkohë, Rrahmani rrëfeu se e falënderoi tyrajnerin De Biasi që mundësinë që i dha dhe më tej u përqëndrua te ndeshja.

“Është ndeshja e parë që nga minuta e parë. Ishte një ndjenjë e veçante sepse u ktheva në qytetin e lindjes. Zhvilluam një ndeshje të mirë edhe pse ksuhtet e fushës nuk ishin ideale. Shpresoj që me ndeshjen e zhvilluar të jenë kënaqur të gjithë tifozët dhe ata që na ndoqën”.

Sulmuesi i Skënderbeut, Bernard Berisha theksoi se Kosova po tregon që në të ardhmen mund të rritet edhe më shumë, ndërsa sqaron pozitën e tij, duke qartësuar se në adresë të tij nuk ka ardhur asnjë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare.

“Nuk kam deklaruar që kam refuzuar ftesën e Shqipërisë. Ftesa e De Biasit nuk më ka ardhur, më ka ardhur vetëm ajo e Kosovës. Nëse do të kem ftesë nga Shqipëria do të njoftoj Federatën e Kosovës dhe ata do të vendosin, por për momentin e theksoj që do të jem pjesë e Kosovës sepse kjo është edhe dëshira e familjes time” deklaroi Berisha.

Në mikrofonin e Supersport u ndal edhe mesfushori i Kosovës, Mërgim Brahimi i cili theksoi se barazimi është rezultati ideal për këtë ndeshje, ndërsa u shpreh optimist për të ardhmen e përfaqësueses së tij.

“Kosova e ka ekipin të mirë. Në çdo grumbullim bëhemi më të fortë. Na mungon vetëm pranimi nga institucionet ndërkombëtare për të marrë pjesë në ndeshje zyrtare”.

Lexo edhe: Kosovë-Shqipëri mbyllet në barazim, ja golat e Manaj, Celinës, Rashanit dhe Rrahmanit (Video)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter flet për talentin e tij: Manaj, debutim ëndrrash
Kosovë-Shqipëri mbyllet në barazim, ja golat e Manaj, Celinës, Rashanit dhe Rrahmanit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0098240375518799
array(1) { ["section"]=> string(76) "manaj-de-biasit-i-premtova-golin-berisha-nuk-i-kam-thene-jo-shqiperise-25365" }