Manaj dhe Veseli prurjet e reja në Kombëtare, De Biasi: Me Kosovën festë, me Gjeorgjinë test

Publikuar tek: sport, më 20:17 09-11-2015 Manaj dhe Veseli prurjet e reja në Kombëtare, De Biasi: Me Kosovën festë, me Gjeorgjinë test

Rey Manaj dhe Federik Veseli janë dy prurjet e reja në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë.

De Biasi gjatë konferencës për shyp ka publikuar gjithashtu listën e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa është shprehur se përballja në Prishtinë do të jetë një festë për shqiptarët, ndërsa ndeshja kundër Gjeorgjisë, një test për lojtarët.

“Do të jenë dy miqësore, që ne do të luajmë në këto data të lira të FIFA-s. E para shumë e veçantë, do të jetë ndeshja kundër Kosovës, që ka brenda emocione, festë, vëllazëri. E dyta, kundër Gjeorgjisë e cila do të na shërbejë për të parë nga afër gjendjen e grupit”, tha tekniku italian.

Në lidhje me pyetjen, se a do të ketë prurje të tjera në skuadër deri në finalet e Euro 2016, trajneri De Biasi u përgjigj: “Unë do të bazohem tek ata 33 futbollistë, të cilët na çuan deri në finale. Sigurisht, nqs dikush gjatë këtyre muajve do të shënojë në çdo javë dhe do të na bindë patjetër që do të hyjë në planet tona”.

Më pas, trajneri foli edhe për planet e vitit të ardhshëm. “Do të zhvillojmë një ose dy miqësore, në datat e e lira të muajit mars, për të parë më nga afër gjendjen e futbollistëve”, deklaroi ai.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Nr

Emër

Mbiemër

Ekipi që aktivizohet

1

Etrit

Berisha

Lacio

2

Alban

Hoxha

FK Partizani

3

Orgest

Shehi

KF Skenderbeu

4

Ansi

Agolli

Karabak

5

Arlind

Ajeti

FC Basel

6

Naser

Aliji

FC Basel

7

Lorik

Cana

FC Nantes

8

Berat

Djimsiti

FC Zyrih

9

Frederik

Veseli

FC Lugano

10

Amir

Rrahmani

RNK Split

11

Andi

Lila

Pas Janina

12

Amir

Abrashi

SC Freiuburg

13

Migjen

Basha

FC Luzern

14

Sabien

Lilaj

KF Skenderbeu

15

Ledian

Memushaj

Peskara

16

Taulant

Xhaka

FC Basel

17

Herolind

Shala

FC Slovan Liberec

18

Bekim

Balaj

HNK Rijeka

19

Elseid

Hysaj

Napoli

20

Sokol

Cikalleshi

Medipol Basaksehir

21

Shkelzen

Gashi

FC Basel

22

Odise

Roshi

HNK Rijeka

23

Armando

Sadiku

FC Zyrih

24

Ermir

Lenjani

FC Nantes

25

Rei

Manaj

Inter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lojtarët e Kombëtares mbërrijnë në Tiranë, përgatiten për Kosovën
Fadil Vokrri: Nëse na jep leje UEFA, e bëjmë ligën përbashkët Kosovë-Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.024319887161255
array(1) { ["section"]=> string(95) "manaj-dhe-veseli-prurjet-e-reja-ne-kombetare-de-biasi-me-kosoven-feste-me-gjeorgjine-test-25051" }