Manaj përplaset me De Biasin: Trajnerët e huaj ikin dhe vinë, ne mbetemi

Publikuar tek: sport, më 16:49 13-10-2015 Manaj përplaset me De Biasin: Trajnerët e huaj ikin dhe vinë, ne mbetemi

Ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje me Kombëtaren A, kjo për shkak të moshës, futbollisti i Interit, Rey Manaj është përplasur me trajenrin Gianni de Biasi pas deklaratës së këtij të fundit në “Procesin Sportiv”, mbrëmjen e djeshme.

“Nuk mund të ftoj lojtarë që më dërgojnë sms çdo fundjavë për të më treguar sa minuta kanë luajtur”, është kjo deklarata drejtuar e De Biasit drejtuar Manajt që ka irrituar këtë të fundit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manaj mohon që t’i ketë dërguar ndonjëherë mesazh të tillë trajnerit italian të Kombëtares shqiptare, ndërsa sqaron se i ka dërguar atij vetëm një mesazh në celular natën e humbjes me Serbinë, duke sfiduar De Biasin që të publikojë mesazhet për të cilat fletë.

Manaj shkruan më tej se nuk është e domosdoshme që të luaj me Kombëtaren, por ka dëshirë dhe detyrim ta realizoj këtë ëndërr.

Më tej ai thumbon De Biasin kur shprehet se trajnerët e huaj ikin dhe vinë, por lojtarët shqiptarë mbeten.

Reagimi i Rey Manajt:

“Kam lexuar disa artikuj, të cilët më kanë dhënë shumë bezdi. Gjëra të thëna nga njerëz që përfaqësojnë kombëtaren shqipetare. Nëse artikujt janë të vërtetë dhe fjalët e dikujt po ashtu, atëherë unë nuk kam fjalë për të përshkruar sa i ofenduar dhe i zhgënjyer ndihem! Artikujt që janë përhapur nuk janë me tepër se një gënjeshtër e madhe dhe qesharake! Personi për të cilin kam patur shume respekt, i cili ka thënë që unë, javë për javë i kam dërguar mesazhe për t’i treguar minutat që kam bërë në ndeshje, ka gënjyer! Kurrë në jetë nuk i kam fituar gjërat duke “lëpirë, ose lutur” dikë, por me sinqeritet, djersë dhe sakrifica pa fund! Nëse i madhi De Biazi thotë që i kam shkruajtur çdo fundjavë, atëherë është i lutur t’i publikojë ato mesazhe. Eshtë e vërtetë që i kam shkruajtur 1 herë pas ndeshjes me Serbinë, por deri atëherë nuk e kam patur numrin e tij të telefonit. Shkruaj këtë mesazh, sepse nuk dua të më vendosi këmbët në kokë askush, sidomos duke u bazuar në gënjeshtra! Unë e dua më shumë se veten kombin, shtetin tim, edhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë! Kam sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu, sepse kjo është ëndrra ime. Dua të përfaqësoj Shqipërinë time dhe nuk lejoj askënd të ma prishë ëndrrën! Unë, jo domosdoshmërisht duhet të luaj për kombëtaren, por e kam ëndërr dhe dëshirë, e ndiej si detyrim për t’u shërbyer këtyre ngjyrave! Unë nuk jam tradhtar dhe do të jepja jetën për flamurin tim! I shkruaj këto gjëra, siç thashë edhe pak më sipër, sepse vërtet ndihem shumë i ofenduar dhe i hidhëruar….Nuk kam fjalë! Çdo gjë e bëj me zemër dhe qysh e ndiej, por fytyrën, zemrën dhe dinjitetin tim nuk i shes. RESPEKTE. – RM97”. Trajnerët e huaj ikin dhe vijnë, ne lojtarët shqiptarë ngelemi”.

Deklarata e De Biasit:

Unë do të mund të ftoj të gjithë ata lojtarë që e meritojnë kombëtaren dhe që mund të shpërthejnë gjatë kësaj periudhe deri në finalet e “Euro 2016”. Çdokush e ka pasur dhe e ka derën të hapur për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip. Mirëpo, kurrsesi nuk mund të marr lojtarë, si ai futbollisti i Interit, që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë. Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë duhet të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, në fushën e lojës, për ta merituar një vend në kombëtare”.

Lexo edhe: Shqipëria miqësore me Poloninë e Robert Lewandowski

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria miqësore me Poloninë e Robert Lewandowski
Rezultatet pozitive të Shqipërisë përgjatë historisë kundër “big”-ve të futbollit »
Article Logic
Execution time: 0.025021076202393
array(1) { ["section"]=> string(76) "manaj-perplaset-me-de-biasin-trajneret-e-huaj-ikin-dhe-vine-ne-mbetemi-23041" }