Manaj tek Partizani? Klubi: Kemi nisur kontaktet

Publikuar tek: sport, më 18:23 13-12-2015 Manaj tek Partizani? Klubi: Kemi nisur kontaktet

Një lëvizje të bujshme mund të bëjë Partizani gjatë merkatos së janarit, ku kërkohet të transferohet në Tiranë sulmuesi i Interit, Rey Manaj.

Pas publikimit të lajmit fillimisht në mediat italiane, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i klubit të Partizanit. Nëpërmjet një deklarate, të kuqtë bëjnë të ditur se kanë nisur kontaktet për të afruar 18 vjeçarin shqiptar me 15 herë kampionët e Shqipërisë.

Manaj po kërkohet në formë huazimi nga shumë skuadra në Serie A, por klubi ziklatër nuk ka marrë ende një vendim për sulmuesin të cilin e konsideron si të ardhmen e tij.

Deklarata e Partizanit:

Klubi kërkon të sqaroj opinonin publik në lidhje me lajmet më të fundit për një huazim të Rei Manajt te Partizani.

Politika e klubit dhe presidentit Demi është që të afrojnë në skuadër lojtarë të rinj cilësorë dhe me perspektivë, të cilët të mund të kontribojnë për Partizanin dhe njëkohësisht fanela e kuqe t'iu shërbejë si një trampolinë edhe drejt Ekipit Kombëtar. Drejtori Dervishi saktëson se ka patur kontakte për të afruar sulmuesin 18 vjeçar përgjatë merkatos së Janarit dhe nësë kjo tratativë konkretizohet Manaj do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit deri në përfundim të sezonit futbollistik 2015 – 2016. Partizani mbetet i hapur për të gjithë lojtarët me perspektivë, të cilët dëshirojnë të kontribojnë me ekipin më popullor të Shqipërisë. Me hapjen e merkatos së Janarit klubi do të jetë mjaft aktiv në këtë periudhë për të përforcuar skuadrën me element cilësor në mënyrë që të konkuroj deri në javën e fundit për fitimin e titullit kampion. Presidenti Demi do të vazhdojë të kontribojë, sikurse ka bërë përgjatë gjithë këtyre viteve për ta rikthyer Partizanin tek Trofetë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranës i mjafton vetëm Bakaj
Biletat për Euro2016, ja sa duhet të paguani për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Zvicër (Lista) »
Article Logic
Execution time: 0.017796993255615
array(1) { ["section"]=> string(52) "manaj-tek-partizani-klubi-kemi-nisur-kontaktet-27687" }