Manchester publikon foton e Ibrahimovic: Lojtar që nuk ka nevojë për prezantim

Publikuar tek: sport, më 18:10 01-07-2016 Manchester publikon foton e Ibrahimovic: Lojtar që nuk ka nevojë për prezantim

“Një lojtar që nuk ka nevojë për prezantim. Është koha e Zlatan”, kështu shkruan Manchester United teksa publikon foton e Zlatan Ibrahimovic me fanellën e djajve të kuq.

34 vjeçari është zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester-it dhe për këtë është shprehur: “Jam shumë i kënaqur t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për paraqitjen në Premier League. Nuk mund të mos them se mezi pres të punoj edhe njëherë tjetër me Jose Mourinhon. Ai është një trajner fantastik dhe unë jam gati për sfida të reja dhe të krijoj kujtime të veçanta këtu në Angli”.

Ndërsa portugezi Mourinho është shprehur: “Zlatan nuk ka nevojë për prezantim. Statistikat flasin për të. Është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe një lojtar që jep 100% në fushën e lojës. Ai ka fituar në ligat më të mira të botës dhe tani ka mundësinë të luaj në ligën më të mirë në botë dhe unë jam i bindur se Zlatan do të punojë shumë për të ndihmuar ekipin të fitojë tituj. Jam i sigurt se eksperienca e tij do t’i vijë në ndihmë lojtarëve të rinj në skuadër”.

13580647_10153856198267746_48392809835753748_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016, ja kush do e gjykojë “finalen” Gjermani-Itali
Uellsi surprizon Belgjikën, kualifikohet dhe gjen Portugalinë në gjysmëfinale »
Article Logic
Execution time: 0.046011924743652
array(1) { ["section"]=> string(83) "manchester-publikon-foton-e-ibrahimovic-lojtar-qe-nuk-ka-nevoje-per-prezantim-45224" }