Mancini flet për debatin Manaj-De Biasi: Ka mundësi për Europianin, është më i mirë se Balotelli

Publikuar tek: sport, më 12:18 18-10-2015 Mancini flet për debatin Manaj-De Biasi: Ka mundësi për Europianin, është më i mirë se Balotelli

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka folur për debatin ku u përfshinë lojtari i tij Rey Manaj dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

Mancini ka deklaruar për mediat italiane se Manaj e kuptoi se kishte gabuar kur u rikthye në Milano, ndërsa pohon se i riu shqiptar ka mundësi që të shkojë në Euro2016, ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Kombëtaren A.

“Kur u kthye në Milano e kuptoi që kishte gabuar. Ai është një futbollist me prespektivë, besoj se do të jetë një qendërsulmues shumë i fortë. Nuk e qortova dhe besoj që ka folur me De Biazin për t’i kërkuar falje. Ai ka një mundësi që të shkojë në Europian”, tha Mancini.

Duke folur për cilësitë e lojtarit, tekniku italian është shprehur se Manaj është i ngjashëm me Mario Balotellin në dëshirën për tu afirmuar si sulmuesi kryesor i Interit, gjithsesi lojtari shqiptar sipas Mancinit është më teknik se sulmuesi i Kombëtares italiane.

“Kam shumë besim tek ai. Ai ka cilësi të rëndësishme, por edhe shumë grintë. Ai ndryshon nga Baloteli, pasi është më pak teknik, por më kujton dëshirën për tu afirmuar si sulmuesi i Interit”, sqaroi Manicini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A mund të ndodh kjo në një ndeshje futbolli? Lojtari trajtohet në mënyrë “ç’njerëzore” nga stafi i stadiumit
Hidhet shorti i play-off, “derbi” nordik mes Suedisë dhe Danimarkës »
Article Logic
Execution time: 0.022294044494629
array(1) { ["section"]=> string(100) "mancini-flet-per-debatin-manaj-de-biasi-ka-mundesi-per-europianin-eshte-me-i-mire-se-balotelli-23393" }