Mancini vendos ‘veton’, Manaj nuk largohet nga Interi

Publikuar tek: sport, më 18:45 02-01-2016 Mancini vendos ‘veton’, Manaj nuk largohet nga Interi

Roberto Mançini nuk ka ndërmend të humbasë një talent si Rei Manaj. Trajneri i Interit pranoi për televizionin zyrtar të klubit zikaltër se dëshiron që sulmuesi shqiptar të qëndrojë në Milano.

“Manaj nuk do të largohet. Ai është ende i ri dhe mund të mësojë nga të tjerët” – pranoi Mançini.

Rei Manaj është në vëzhgim të disa ekipeve të Serisë A, por trajneri i Interit e përsëriti edhe një herë tjetër që e do në grup, transmeton Sportal.

Roberto Mançini i dha mundësinë Rei Manajt që ta niste si titullar ndeshjen e Kupës së Italisë me Kaljarin, ndërsa ishte në fushë edhe në miqësoren e luksit me PSG në Doha. 18-vjeçari ka luajtuar edhe në Serinë A, por vetëm si zëvendësues, zakonisht në minutat e fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat italiane: Berisha largohet nga Lazio, ja destinacioni
Vazhdojnë punimet në ‘Loro Boriçi’, shtrohet tapeti »
Article Logic
Execution time: 0.063395977020264
array(1) { ["section"]=> string(56) "mancini-vendos-veton-manaj-nuk-largohet-nga-interi-29022" }