Mandatet e Leskajt dhe Sulit dërgohen në Kushtetuese, ngrihen dy komisione hetimore për CEZ

Publikuar tek: politike, më 18:10 14-04-2016 Mandatet e Leskajt dhe Sulit dërgohen në Kushtetuese, ngrihen dy komisione hetimore për CEZ

Me 87 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi miratoi pr/vendimin për mandatin e deputetes Leskaj, ndërsa me 81 vota pro, 1 kundër dhe 9 abstenime u miratua dërgimi në Kushtetuese i mandatit të deputetit Suli.

Në seancën e sotme maxhoranca dhe opozita bashkuan votat për ngritjen e dy komisioneve që do të hetojnë kompaninë çeke CEZ. Me 104 vota pro dhe 1 kundër deputetët  miratuan kerkesen e PD-se per ngritjen e komisionit që do të hetojë marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, ndërsa me 102 vota u miratua ngritja e komisionit hetimor të kërkuar nga PS, që do të hetojë procesin e privatizimit të kompanisë çeke, në vitin 2009.

Seanca e sotme rrëzoi me 74 vota kundër, dhe 37 vota pro dekretin e Presidenti që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për mediat”, duke e lënë atë në fuqi.

Maxhoranca rrëzoi gjithashtu amendimet e opozitës në ligjin per funksionimin e komisioneve hetimore dhe ato në ligjin e dekriminalizimit.

Kuvendi miratoi sot dhe disa pr/ligje te tjera të parashikuara në rendin e dites. Me 77 vota u miratuan ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e depozitave”; me 75 vota pro dhe 1 vote kundër u miratua p/ligji “Për urdhrin e psikologut”; po me 75 vota u miratua dhe aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për ngritjen e Qendrës së Ekselencës në Financë, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes me Rumaninë ‘për mbrojtjen shoqërore” kaloi me 74 vota.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refugjatët dhe luftëtarët e huaj, Kodheli takohet në Kroaci me zyrtarët e lartë të vendit
Rama pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë: Mes Bashës dhe Trump, zgjedh Lulzim Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.020893096923828
array(1) { ["section"]=> string(96) "mandatet-e-leskajt-dhe-sulit-dergohen-ne-kushtetuese-ngrihen-dy-komisione-hetimore-per-cez-37704" }