Mandatet, Paloka: Dorëzimi i tyre është vetëm fillimi, propozime edhe më radikale

Publikuar tek: politike, më 08:12 29-02-2016 Mandatet, Paloka: Dorëzimi i tyre është vetëm fillimi, propozime edhe më radikale

Dorëzimi i mandateve të deputetëve të PS-së është vetëm fillimi… Këtë sinjal jep kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, sipas të cilit së shpejti PD-ja do të përshkallëzojë qëndrimin e saj, në Kuvend dhe jashtë saj.

Paloka përmes “Gazeta Shqiptare” hedh akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama për lidhje të forta me kriminelët, përballë të cilit ai thotë se opozita dhe shqiptarët cnuk do të ndalen deri në rrëzimin e klikës së tij nga pushteti.

Sa i përket dorëzimit të mandateve, Palako pranon se ky është një opsion i hedhur në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar, por sipas tij nuk kanë munguar edhe propozimet më radikale.

“Dorëzimi i mandateve të deputetëve është një opsion i hedhur edhe në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar, siç pati propozime edhe më radikale. Sigurisht, përballë një klike të tillë, me një regjim të zhytur në krim e korrupsion, me një kryeministët injorant, arrogant e provokator, të gjitha opsionet për përmbysjen e tij janë të pranueshme dhe, në këtë rast, dorëzimi i mandateve të deputetëve është vetëm fillimi…”-, ka deklaruar Paloka.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledh sot aleatët në orën 10:00 në selinë blu, për të unifikuar qëndrimin e opozitës lidhur me marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joleza Koka godet nga Shkupi, quan zbulime arkeologjike ndërtimet moderne (Foto)
PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin e pronave: Të shfuqizohet »
Article Logic
Execution time: 0.034576177597046
array(1) { ["section"]=> string(84) "mandatet-paloka-dorezimi-i-tyre-eshte-vetem-fillimi-propozime-edhe-me-radikale-33791" }