Mandati i Koço Kokëdhimës, gjyqtari i vetëm që votoi në favor të vendimit të Kuvendit, Sokol Berberi

Publikuar tek: politike, më 09:40 25-02-2016 Mandati i Koço Kokëdhimës, gjyqtari i vetëm që votoi në favor të vendimit të Kuvendit, Sokol Berberi Kokëdhima, majtas Berberi

Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima. Sipas argumentimit, është gjykata që bën interpretimin e vlefshmërisë së mandatit të deputetit. Por i vetmi gjyqtar që votoi kundër rrëzimit, ndryshe nga 8 kolegët e trupës gjykuese ishte Sokol Berberi.

Cilat janë argumentet e berberit? Sipas tij, shumica është nisur nga premisa e gabuar, duke e konsideruar vendimin e Kuvendit sipas pikës 4 të nenit 70 të Kushtetutës, me natyrë politike. Gjithsesi Berberi ka qenë dakord me kolegët e tij vetëm sa i përket legjitimitetit të Partisë Demokratike për të kërkuar interpretimin e nenit 70 të Kushtetutës.

Por lidhur me  rolin e gjykatës, ku është pjesë, Berberi e ka argumentuar prerë: ‘’Gjykata, si rregull është një organ që ka funksion rishikues, si dhe bën interpretimin përefundimtar të Kushtetutës. Ajo nuk bën vlerësimin fillestar të çështjes në themel, por kontrollon, në aspektin kushtetues, vendimarrjen e institucioneve kushtetuese, pasi ato janë shprehur’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03331995010376
array(1) { ["section"]=> string(104) "mandati-i-koco-kokedhimes-gjyqtari-i-vetem-qe-votoi-ne-favor-te-vendimit-te-kuvendit-sokol-berberi-33481" }