Mandati i shkon në kushtetuese, Kokëdhima- Berishës: Do dalësh gjysmak në Vlorë. Shpërthen ndaj deputetëve: Sa rob koti që jeni

Publikuar tek: politike, më 15:41 10-03-2016 Mandati i shkon në kushtetuese, Kokëdhima- Berishës: Do dalësh gjysmak në Vlorë. Shpërthen ndaj deputetëve: Sa rob koti që jeni

Deputeti Koço Kokëdhima ka sulmuar ashpër ish kryeministrin Berisha dhe deputetët opozitarë të Kuvendit nga foltorja. Kokëdhima i tha Berishës se këtë herë, në zgjedhjet e 2017-ës do të dalë me një deputet më pak. Deputeti socialist e quajti ish kreun e PD si “motel të kryekusarit politik”. Mandati i Koço Kokëdhimës është dërguar në Gjykatën Kushtetuese me 106 vota pro dhe 2 kundër.

"Kam qenë në çdo ditë në shenjestrën e Saliut,  salizmave dhe salistëve që kanë angazhuar në këtë ballafaqim vetëm shpifje dhe shpifje pafund...

Saliu dhe të vetët nuk e përdorin thjesht dhe vetëm për mua ata e përdorin shpifjen pëtr këdo, për të gjithë kundërshtarët për të gjithë deputetët sa herë iu jepet mundësia, sa herë iu jepet mundësia. Rasti im është më i dukshëm për shkak se edhe Saliu në vetvete e vlerëson rolin dhe puënn time si një pengesë për të aty ku drejtoj unë dhe aty ku kam punuar  në Vlorë dhe Gjirokastër në këto dy vjet e gjysmë e keni parë si keni dalë.

Ju ku po ju them do i keni punët gjithnjë e më keq , po të them Sali që do dalësh 5 me 0, do dalësh gjysmakë nga dy deputetë që ke nuk do e kesh më, nga 6 në Vlorë, do marrim 7 , do reduktohesh, do plakesh dhe do mpakesh, pa dyshim... pa dyshim e gjithë kjo strategji e përbaltjes nuk do japë asgjë.

Ti je moteli i kryekusarit politik, ti dhe çeta dhe banda jote, ti erdhe në politikë mjeran dhe i varfër, i solle të tutë nga i kishe dhe nga s’i kishe dhe i bëre sekserë.

Nuk më komplekson dot mua, je modeli më i zi i poitikës, në qafën tënde varen akuza për vrasje dhe me këta që duan të bëjnë zhurmuesin nuk të ndihmojnë dot,

Një kufomë, një i nxjerrë nga varri flet për ekzekutime, qetësohu Sali, pusho dhe dëgjo!

Sic jam këtu do vazhdoj të jem, deputet i parlamentit ...

(Ndërhyjnë deputetët e opozitës, flasin por nuk dëgjohen në mikrofon)

Sa kot jeni , sa rob koti, sa të mbaruar që jeni . Nuk mësuat asnjë etikë të komunikimit”, u tha Kokëdhima deputetëve  duke iu përgjigjur edhe akuzave për Abissnetin, për krijimin e të cilit, socialisti tha se ndjehej krenar.

“Nuk kam bërë asnjë kontratë pasi u bëra deputet”, theksoi Kokëdhima në fjalën e tij.

Pas kësaj, deputetët demokratë u ngritën në këmbë në shenjë proteste ndërsa Berisha kërkoi replikë që nuk iu dha për shkak të rregullores. Mandati i Kokëdhimës ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese me 106 vota pro dhe 2 kundër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpëtim Idrizi i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ndikohem nga miqësitë e tua politike
Kryeministri Edi Rama sonte në “Opinion” me Blendi Fevziun »
Article Logic
Execution time: 0.018316984176636
array(1) { ["section"]=> string(128) "mandati-i-shkon-ne-kushtetuese-kokedhima-berishes-do-dalesh-gjysmak-ne-vlore-shperthen-ndaj-deputeteve-sa-rob-koti-qe-jeni-34754" }