Mandati, Kokëdhima: Nuk kam bërë asnjë shkelje, gjykatën e respektoj plotësisht

Publikuar tek: politike, më 23:51 08-03-2016 Mandati, Kokëdhima: Nuk kam bërë asnjë shkelje, gjykatën e respektoj plotësisht

Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka mohuar edhe njëherë tjetër që të ketë shkelur ligjin dhe të ketë firmosur kontrata pasi ai është zgjedhur zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kokëdhima është shprehur se kontratat për të cilën ai akuzohet janë firmosur të gjitha përpara se ai të ishte zyrtarisht deputet. E fundit ka qenë vetëm disa orë përpara marrjes së mandatit.

Edhe pse është shprehur i bindur që mandati i tij nuk do të hiqet, deputeti Koço Kokëdhima iI është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, mbi veprimin e tij, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë heqjen e mandatit për përfitime të fondeve publike.

“Unë do respektoj gjykatën në mënyrë të plotë dhe nuk bej komente as pro dhe as kundër.  Le të marrin vendim, por më parë Saliu duhet të gjejë ndonjë provë”, është shprehur Kokëdhima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Unë një trup i vdekur, i jepja jetë djalit tim”, Kodheli tregon momentin kur mësoi se të jesh e suksesshme, nuk është e thënë të jesh djalë
Veliaj përballet me Jul Dedën në “2XL”, ja batutat e kryebashkiakut dhe koordinatorit të PD (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022059917449951
array(1) { ["section"]=> string(82) "mandati-kokedhima-nuk-kam-bere-asnje-shkelje-gjykaten-e-respektoj-plotesisht-34601" }