Mandatin e parë nuk e mbylle dot!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:17 09-06-2017 Mandatin e parë nuk e mbylle dot!

Mandatin e parë,
nuk e mbylle dot,
po prapë votën time,
ma kërkon ti sot!

Në ta dhënça prapë,
s’bëhet kiameti,
por tani që flasim,
krejt është tretur shteti!

Punët e vatanit,
janë bërë lesh e li,
dhe më nuk e dimë,
ç’quhet qeveri?!

Një luftë e paparë,
bëhet brenda llojit,
një i bie gozhdës,
dhe tjetri patkoit!

Teknikët e leshit,
në një stinë intrigash,
e kthyen misionin,
në gjueti shtrigash!

Ju rikthyen prapë,
zanatit të vjetër,
legenët e SHQUP-it,
s’bëjnë dot gjë tjetër!

Saktësisht kjo quhet,
një betejë cinike,
s’ka kjo qeveri,
asnjë gjë fisnike!

Vjen një anonim,
pasi ktheu guna,
dhe pa gjë të keqe,
të pushon nga puna!

Tetëshja robotike,
e SHQUP-Lulëzimit,
nga kryeministri,
ka gjithë mirëkuptimin!

Tani që u krye,
riciklimi i llumit,
u thonë aleatëve,
dhe fjalën e fundit!

Mbase në ca gjëra,
ke të drejtë vërtet,
po dhe ndarjet duan,
pakëz dinjitet!

Duhet dinjitet,
dhe në politikë:
“Bashkë s’rrimë më dot,
ndahemi dhe pikë!”

Nëse do martesë,
me një Lulëzim,
bëje dhe mos gjej,
hiç justifikim!

Jo mbajta në prehër,
jo më the-të thashë,
po këta të llumit,
në zverk do t’i mbash!


A. Duka për gazetën Dita. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26521706581116
array(1) { ["section"]=> string(38) "mandatin-e-pare-nuk-e-mbylle-dot-81803" }