Mane:U shkër*****sistemin gjyqësor. Për vrasjen e parë gjykatësi kërkoi 5 mijë euro, po turistët me çfarë çmimi do t’i llogarisë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:32 06-07-2015 Mane:U shkër*****sistemin gjyqësor. Për vrasjen e parë gjykatësi kërkoi 5 mijë euro, po turistët me çfarë çmimi do t’i llogarisë? Bledi Mane, gazetar

Gazetari Bledi Mane nuk ka mundur të vetëpërmbahet pasi u arrestua autori i dy turistëve dhe rezultoi se kishte kryer edhe një vrasje të një fëmije para 5 vitesh dhe se ishte dënuar me 5 vite heqje liri.

“Ua shkër.... sistemin gjyqësor nga Shkodra gjer në Vlorë”, e nis komentin e tij gazetari duke argumentuar si më poshtë:  “Ia hodhëm prangat edhe Kolit. Spiunuan fshatarët dhe shkuam e arrestuam te shkolla e vjetër e katundit. E morri policia në furgon, e çoi në ambjentet e komisariatit të Shkodrës, e shfaqëm dhe në ekranet e televizioneve, e nxorrëm dhe në gazeta me emër mbiemër dhe foto, u justifikuam te ambasada Çeke, pasnesër do e shpiem për masë arresti në gjykatën e shkallës së parë, do e lemë në burg pa afat dhe pastaj do harroet sepse dikush tjetër ka rradhën për të vrarë ose për tu vrarë.

Sokol Mjacaj para 5 vitesh ka vrarë një fëmijë 13 vjeçar dhe gjykata e Apelit Shkodër ia përgjysmoi dënimin. Pra sipas hesapeve tona për një vrasje dënohesh 5 vjet. Për dy vrasje maksimumi të dënojnë deri 10 vjet por duke e llogaritur me çmim shumice ta ulin në 7 vjet. I zbresim dhe 20 % ulje dënimit pasi viktimat janë të huaj dhe nuk hyn në gjak me askënd këtu...Atëhere në fund fare Sokolin e dënojmë me 5.6 vite burg. Dmth rreth janarit të vitit 2021 Kolin e kemi prapë vërdallë me dyfek në brez nëpër Dukagjin dhe mjerë ata turistë çekë që mund të kenë ardhur për pushimet e dimrit atë kohë. Koli do jetë më i pjekur dhe më burrë e kësisoj nga 1 vrasje herën e parë, nga 2 vrasje herën e dyte duhet tia bëjë bam me një vrasje të trefishtë. Kështu që fillojmë përsëri llogaritë e dënimeve me vite burgjesh por u bllokova fare tani”.

Mane përmes sarkazmës thotë se dukeqenë se herën e parë gjykatësi mbaroi punë me 5 mijë euro, nuk e di se cili do të jetë çmimi për turistët e huaj pas krizës greke.

“ Për vrasjen e fëmijës gjykatësi kërkoi 5 mijë euro dhe kreu punë. Po këta turistët e huaj me çfarë çmimi ti llogarisë se lajmet nga Athina pas referendumit erdhën tronditëse dhe euro tani e tutje është në rrezik!!!”, përmbyll Mane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rozana Radi ka ditëlindjen, dedikimi i mikes gazetare: Je shoqe lotësh, qejfesh, hallesh...
Ambra Meda zbulon se Stefan Çipa iu gjend pranë për sëmundjen (historia) »
Article Logic
Execution time: 0.05091404914856
array(1) { ["section"]=> string(128) "mane-u-shker-sistemin-gjyqesor-per-vrasjen-e-pare-gjykatesi-kerkoi-5-mije-euro-po-turistet-me-cfare-cmimi-do-t-i-llogarise-15419" }