Manekinë në studio, ja çfarë i bën ky televizion shqiptar ZYRTARËVE të qeverisë që nuk shkuan në emision (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:51 12-04-2017

Dy zyrtarë të lartë janë “ftuar” në studion e emisionit “Ekopolitikë” në televizionin Ora News lidhur me një problem të ditëve të fundit, siç është kalimi i transmetimeve nga sistemi analog në atë dixhital.

Në fakt, zyrtarët kanë vetëm emrat dhe fotografitë e tyre para kamerave sepse në mungesë dhe në kushtet kur kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e gazetares Aurora Sulçe, kjo e fundit ka vendosur t’i zëvendësojë me dy manekinë, që vetëm heshtin.  

Bëhet fjalë për Milena Hariton, ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, si dhe kreun e AMA-s, Gentian Sala, të cilët janë sjellë në studio në një formë tjetër.

Këto dy institucione janë përfshirë më së shumti në këtë proçes, ku rreth 70 operatorë, televizione lokale kanë ngritur shqetësimin për mënyrën se televizionet e mëdha po favorizohen në kurriz të atyre më të vogla.

Në këto kushte, qindra punonjës të këtyre mediave rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi shumë operatorë mund të mbyllen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me xhinset e tij të vjetra, kryeministri Rama i kërkon Bukuroshes t’i bëjë një jelek
Kreu i KQZ bën paralajmërim të "frikshëm" pas votimit të komisionerëve të Vettingut »
Article Logic
Execution time: 0.0044999122619629
array(1) { ["section"]=> string(115) "manekine-ne-studio-ja-cfare-i-ben-ky-televizion-shqiptar-zyrtareve-te-qeverise-qe-nuk-shkuan-ne-emision-video-74945" }