‘Manipulimi i votave në Kuvend’, Panariti sqaron të vërtetën: Ndërrimi i kartës ishte propozim

Publikuar tek: barometri, më 08:12 10-07-2018 ‘Manipulimi i votave në Kuvend’, Panariti sqaron të vërtetën: Ndërrimi i kartës ishte propozim

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar pas publikimit të videos nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku ky i fundit e akuzonte se ka ndryshuar kartat e Tavos me atë të Bitrit në Kuvend.

 

Panariti i ka bërë thirrje Ballës të publikojë videosekuencat e plota që ka, teksa ka shtuar se ndryshimi i kartave të deputetëve Robert Bitri dhe Vangjel Tavo ka ardhur si rrjedhojë e një propozimi për zëvendësimin e Bitrit në formatin e Grupit Parlamentar të LSI-së, pas largimit të tij nga kjo forcë politike.

POSTIMI:

Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028915166854858
array(1) { ["section"]=> string(97) "manipulimi-i-votave-ne-kuvend-panariti-sqaron-te-verteten-nderrimi-i-kartes-ishte-propozim-127352" }