Manjani deklaratë bombë gjyqtarëve: Shthurje e shkartisje në jetën e përditshme…Jam gati t’u identifikoj.Po punohet si për ‘’Ditë të Fundit’’

Publikuar tek: politike, më 10:27 21-03-2016 Manjani deklaratë bombë gjyqtarëve: Shthurje e shkartisje në jetën e përditshme…Jam gati t’u identifikoj.Po punohet si për ‘’Ditë të Fundit’’

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ka lëshuar deklaratën bombë në sy gjithë gjyqtarëve, në Konferencën Gjyqësore, duke u thënë hapur se ka shthurje e shkartisje mes tyre.

Ai ka theksuar se është gati t’i identifikojë dhe se shumë gjyqtarë po punojnë si për ‘’Ditë të Fundit’’, duke e ditur se Reforma në Drejtësi nuk do t’i lërë më aty ku janë.

“Jeni ju ata që duhet të na korrektoni ne, po jo ne t’u japim leksione ju se si të silleni’’, u tha Manjani.

“Nuk shesim të ardhmen në emër të reformës. Vëmë re disa tendenca shthurje dhe shkartisje të jetës së përditshme në punën e gjyqësorit, vonesa në gjykim, të cilat nuk kanë asnjë kuptim. Është shtuar shumë numri i shtyrjeve, për efekt të raporteve mjekësore.

Nuk ka kuptim të flitet për shmangie të drejtësisë, ç’do me thënë? Jam gati të identifikoj trupa gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë, jam gati t’ua them dhe jo këtu.

Edhe për Gjykatën e Apelit, kam biseduar me kryetarin e ri se si mund ta zgjidhim këtë çështje. Ka një tendencë, nuk është e përhapur, se po punohet si për ditën e fundit dhe kjo nuk është e pranueshme. Ata që e mendojnë veten si të larguar nga Reforma në Drejtësi janë përgjegjës.

Jeni ju ata që duhet të na korrektoni ne, po jo ne t’u japim leksione ju se si të silleni. Unë ju kërkoj ndjesë nëse kjo fjalë e imja, mund të quhet ndërhyrje siç mund ta quani, nuk është ky qëllimi.

Sigurisht që nuk paguheni mirë, patjetër që po…Sigurisht që nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, së bashku me KLD, që ju të caktoni zëvendësuesit në përbërje të këshillit. KLD duhet të punojë, të kapë ritmin, ne do duhet ta marrim në dorë këtë situatë.”, tha prerë Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë së PS-së u manipulua? ‘’Sot’’ zbardh skemën e urdhërimit të votimit
Zbulohet pyetja e referendumit. Socialistët duhet t’i përgjigjen ‘’Po’’ ose ‘’Jo’’ »
Article Logic
Execution time: 0.11283898353577
array(1) { ["section"]=> string(142) "manjani-deklarate-bombe-gjyqtareve-shthurje-e-shkartisje-ne-jeten-e-perditshme-jam-gati-t-u-identifikoj-po-punohet-si-per-dite-te-fundit-35622" }