Manjani: ‘’Drejtësia s’bëhet me para. Vullneti im si ministër është i plotë, drejtësinë do ta reformojmë’’. Krijon Zyrën e Informacionit Ligjor

Publikuar tek: politike, më 10:25 16-03-2016 Manjani: ‘’Drejtësia s’bëhet me para. Vullneti im si ministër është i plotë, drejtësinë do ta reformojmë’’. Krijon Zyrën e Informacionit Ligjor

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani edhe sot ka shprehur vullnetin e tij si ministër se është i vendosur të reformojë sistemin e drejtësisë, madje është gati të krijojë edhe mekanizma që ndihmojnë. Manjani tha se do të krijojnë Zyrën e Informimit Ligjor për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

 ‘’Drejtësia s’bëhet me para. Vullneti im si ministër është i plotë, drejtësinë do ta reformojmë’’, theksoi Manjani.

“Drejtësia nuk bëhet me me para , ashtu siç nuk e bën spangoja dërrasën e shtrembërt.

Vullneti im është i plotë, sa më takon si ministër Drejtësie që ne duhet ta reformojmë këtë sistem me rrënjë. Nuk do shpikim, do marrim një model të përshtatshëm. Kjo nuk diskutohet, çështja është ‘’Si’’?

Ne nuk mund të fshihemi as kur na pëlqen, pas pretendimit se avokatët nuk na ndihmojnë, as pas pretendimit se avokatët thonë nuk na paguan shteti. Shteti u ka borxh qytetarëve të vet aksesin në gjyqësor, ashtu edhe aksesin legal për çdo qytetar, është i pasur apo i varfër.

Kam ndërmend të çel një Zyrë të Informacionit Ligjor për qyetarët e Republikës. Do ta fillojmë këtë projekt. Por sigurisht që ne nuk mund të zëvendësojmë gjykatat.Të futet fuqishëm çështja e ndihmës ligjore falas.”, tha ndër të tjera Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haxhinasto në takimin e Entit Europian: Kemi ujë të mjaftueshëm, por problemi është rrjeti
Gjykata e Lartë shpall mos kompetencë për gjykimin e Mark Frrokut »
Article Logic
Execution time: 0.027256011962891
array(1) { ["section"]=> string(141) "manjani-drejtesia-s-behet-me-para-vullneti-im-si-minister-eshte-i-plote-drejtesine-do-ta-reformojme-krijon-zyren-e-informacionit-ligjor-35231" }