Manjani flet për planin si ministër i Drejtësisë: Axhendë agresive, masa të forta anti-korrupsion

Publikuar tek: politike, më 12:20 10-11-2015 Manjani flet për planin si ministër i Drejtësisë: Axhendë agresive, masa të forta anti-korrupsion Ylli Manjani

Ministri i ri i emëruar nga kryeministri Edi Rama për Ministrinë e Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar sot planin e ri të punës, pasi të betohet në Parlament.

‘’Një axhendë aggressive me masa shumë të forta anti-korrupsion’’, ka qenë komenti i Manjanit teksa shkonte për të takuar kreun e LSI-së, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Kuvendit.

“Me kryetarin e partisë sime takohem shpesh. Mund t’ua them që axhenda do jetë agresive për të ndërtuar një sistem gjyqësor. Jemi në punë, po përgatitemi, për të marrë masa shumë të forta anti-korrupsion.

Unë nuk mund t’ua them të gjitha sot. E para nuk jam ende ministër, jam i propozuar. Është presidenti që do vendosë, të betohem në Parlament dhe më pas mund të më uroni”, tha Manjani.

Ditën e djeshme Nasip Naço dha dorëheqjen nga Ministria e Drejtësisë, i cili u zëvendësua brenda tri orëve me Ylli Manjanin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klajda Gjosha flet nga Brukseli dhe tregon të vërtetën e “dorëheqjes”
Zjarri në laborator, Alibeaj: Shteti dogji 30 çështje penale të trafikut të drogës »
Article Logic
Execution time: 0.029549121856689
array(1) { ["section"]=> string(101) "manjani-flet-per-planin-si-minister-i-drejtesise-axhende-agresive-masa-te-forta-anti-korrupsion-25091" }