Manjani fton prokurorët dhe gjyqtarët të shkojnë te Dhoma Ngjitur, për t’u folur për byzylykët: Jo me interesa të çastit

Publikuar tek: politike, më 10:25 15-12-2015 Manjani fton prokurorët dhe gjyqtarët të shkojnë te Dhoma Ngjitur, për t’u folur për byzylykët: Jo me interesa të çastit

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përforcuar sot edhe një herë mesazhet e tij të djeshme, lidhur me Shërbimin e Provës dhe mbipopullimin në burgje, madje edhe duke i ftuar prokurorët e gjykatësit që të ‘’shkojnë te dhoma ngjitur’’, për t’u treguar si funksionion byzylykët që u vendosen në këmbë autorëve të krimeve të ndryshme.

“Të shkojmë te dhoma ngjitur dhe t’u shpjegojmë ato 100 të famshmët byzylykë. Sot përdoren vetëm 20. Pse mos përdoren të gjithë?!’’, u tha Manjani atyre nga takimi në Ministrinë e Drejtësisë.

“Politika penale muk mund të shtyhet nga politika e ditës. Udhëhiqet nga interesi e zbatimit të ligjit. Interesat e çastit na kanë çuar që ndërhyrjka në Kodin Penal sipas interesit të çastit. Për armëmbajtje pa leje dënohesh më shumë se për terrorizëm.

Miqtë e mi, një i mitur që për rrethana të caktuara gjend në shkelje të ligjit nuk mund të jetë burgu një alternativë. E rëndë apo të lehtë, nuk është burgu sepse në burg legjitimohet si një kriminel i pagdhendur.

Por e theksoj që mbipopulli është një situatë e disa fenomeneve që ne duhet t’i kurojmë një e nga një.’’, përfundoi Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu pas deklaratave-bombë kërkon mendimin e shqiptarëve për korrupsionin ‘’Live’’
Dokle: Historia? Çështja serioze. Shumë abuzime dhe ngrefosje shohim e dëgjojmë »
Article Logic
Execution time: 0.025753021240234
array(1) { ["section"]=> string(124) "manjani-fton-prokuroret-dhe-gjyqtaret-te-shkojne-te-dhoma-ngjitur-per-t-u-folur-per-byzylyket-jo-me-interesa-te-castit-27808" }