Manjani “furtunë” në përmbarimin privat, i paraprin reformës

Publikuar tek: politike, më 15:28 22-04-2016 Manjani “furtunë” në përmbarimin privat, i paraprin reformës

Një “furtunë” e vërtetë mund të quhen lëvizjet e fundit të ministrit të drejtësisë Manjani ndaj shërbimit të përmbarimit të cilin prej mëse dy muajsh po e kontrollon me imtësi. Kjo, për shkak të një problemi të evidentuar edhe nga qeveria shqiptare që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ku futet edhe sistemi bankar.

Para një muaji ministri Manjani hoqi rreth 30 licensa të përmbaruesve privat të cilët nuk e ushtronin aktivitetin të cilat krijonin përshtypjen e një force ekzekutuese por që në fakt nuk funksiononin fare.

Këto ditë Manjani urdhëroi një kontroll të detajuar të disa shoqërive përmbarimore për të cilat ai mori masa të menjëhershme duke hequr licensat e tyre, gjobitur dhe pezulluar përmbarues nga detyra deri duke i kallëzuar shkelësit në prokurorinë e përgjithshme.

Nga të dhënat e mara prej burimeve zyrtare, Manjani ka hequr përfundimisht licensën e përmbaruesit privat Florian Beqaraj i shoqërisë Justitia; ka pezulluar përmbaruesin Martin Tusha, dhe ka gjobitur përmbaruesit Bujar Mëhilli, Dorian Skendi.

Nga burimet zyrtare të prokurorisë së përgjithshme bëhet e ditur se Manjani ka kërkuar ndëshkim penal për tre përmbarues të tjerë: Jordisa Dervishi përmbaruese private e shoqërisë “Star”; Athinela Lubesha, dhe Petri Pihoni përmbarues shtetrorë të zyrës së përmbarimit të Pogradecit.

Nga hetimet paraprake të kryera nga prokuroria e Pogradecit, dyshohet se të tre përmbaruesit në bashkëpunim me disa punonjës të Procredit Bank,  janë përfshirë në një skemë mashtrimi duke përdorur dy kompani financiare shqiptare,“Micro Credit Albania” së bashku me “Collection Company”.

Në procese disiplinore ministri i drejtësise Ylli Manjani ka vendosur edhe kompanitë e permbarimit privat “Zig”, “Albaese”, “AEF Bailiff Service” bashkë me përmbaruesit e tyre që janë akuzuar se kanë kryer shkelje të rënda në detyrën e tyre.

Mësohet se “furtuna” që po godet përmbarimin privat këto ditë po i paraprin një reforme që do pësojë ky shërbim, i cili shihet sot si instrument shumë i rëndësishëm ekzekutues në duart e qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama e Tahiri i kanë hapur dyert e shtetit Shullazit
Majko-Topallit: Unë dhe ti, dy histori të ndryshme politike »
Article Logic
Execution time: 0.019780874252319
array(1) { ["section"]=> string(63) "manjani-furtune-ne-permbarimin-privat-i-paraprin-reformes-38377" }