Manjani-gjyqtarëve e prokurorëve në tryezë: Ju e dini ku pikon çatia

Publikuar tek: politike, më 12:46 24-12-2015 Manjani-gjyqtarëve e prokurorëve në tryezë: Ju e dini ku pikon çatia Ylli Manjani, minister i Drejtesise

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ka bërë të qartë në tryezë gjyqtarëve, e prokurorëve se ata njësoj si “të zotët e shtëpisë, e dinë se ku u pikon çatia”.

“Kam bindjen më të thellë se çatinë në një shtëpi e rregullojnë më mirë banorët e shtëpisë. Ata e dinë ku pikon çatia. Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë, prokurorët, avokatët, shërbëtorët publikë janë ata që e dinë se ku pikon më mirë se kushdo tjetër, çatia e shërbimit ligjor. Është e vetmja zgjidhje më e mirë që të ndërmarrim një reformë të thellë në drejtësi. Ne nga jashtë, ju nga brenda. Jam i bindur se çdo vendim gjykate i dhënë korrekt është më mirë se çdo ligj tjetër. Nuk ka ligj më të mirë se vendimi i gjykatës”, tha Manjani i cili i bëri thirrje trupës gjyqsore e tripës së prokurorëve mos e zhvendosin fokusin nga misioni i tyre.

 “Dua të bëj një thirrje publike, për të gjithë trupën gjyqësore, trupën e prokurorëve, të mos çfokusohen për asnjë arsye nga misioni i tyre kushtetues. Diskutimet për reformën në drejtësi do të ndodhin, por mos të harrojmë se janë po këta prokurorë që arrestojnë dhe dënojnë persona. Të mos çfokusoheni nga asnjë insinuatë, merrni përgjegjësitë ligjore kushtetuese për të kryer misionin tuaj. Thirrje të sinqertë e shumë zyrtare. Shteti vazhdon punën, shërbimi duhet të vazhdojë, pavarësisht diskutimit. Gjyqet vazhdojnë sipas ligjit dhe sipas procedurave kushtetuese në fuqi. Jemi në krye të detyrës, nuk do të thotë se po legjitimojmë parregullsitë”, tha ministri i cili nuk harroi as të uronte Krishtlindjet në tryezë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritja e çmimit të biletës për transportin urban, Olli: E papranueshme
Ja kartolina që po dërgon presidenti Nishani për festat. Një personazh i njohur surprizohet (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.019402980804443
array(1) { ["section"]=> string(73) "manjani-gjyqtareve-e-prokuroreve-ne-tryeze-ju-e-dini-ku-pikon-catia-28468" }